
Madonna po shpreson që Britney Spears t’i bashkohet në skenë, për të performuar në “Celebration”, turneun e ikonës së popit, konfirmon një burim ekskluziv për Page Six.
Superyjet e muzikës kanë qenë mikesha për një kohë shumë të gjatë dhe madje, kanë edhe të njëjtin agjent muzikor, ndaj nuk është çudi që të ndodhë një ribashkim i tyre. Madonna, me këtë rast, do të festojë edhe 20-vjetorin e bashkëpunimit ikonik mes saj dhe Britney-t, “Me Against the Music”, i publikuar në tetor të 2003-shit.

“Madonna do që Britney t’i bashkohet në turneun e këtij viti. Gjithçka ka qenë paksa pezull për shkak të sëmundjes së Madonna-s, por sërish ajo do që Britney të këndojë me të”.

Vajzat kanë performuar së bashku edhe në skenën e MTV Video Music Awards, në gusht të vitit 2003, ku edhe u puthën në skenë. Madonna puthi Britney dhe Christina Aguilera, duke krijuar një moment të paharrueshëm në industrinë e muzikës.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të Madonna-s, ajo është shumë e shëndetshme, pas infeksionit të rëndë që mori para disa muajve dhe shumë shpejt do të nisë turneun e saj.
Artikuj të sugjeruar:
- Pas gjendjes së rënduar shëndetësore, reagon Madonna
- Thuhet se Madonna u sëmur duke u përpjekur të konkurrojë me Taylor Swift dhe Pink
- Madonna thotë se ndihet me fat ‘që është gjallë’ pas shtrimit në spital
- Pas gjendjes së rënduar shëndetësore, reagon Madonna
- Thuhet se Madonna u sëmur duke u përpjekur të konkurrojë me Taylor Swift dhe Pink
- Madonna shtyn turneun për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore
- Pas divorcit të bujshëm, Britney poston videon e çuditshme me ‘miqtë’ misteriozë
- Britney Spears reagon për ndarjen: ‘Nuk mund ta duroja më dhimbjen’
- Sam Asghari flet për divorcin me Britney Spears
- Ai e akuzon për tradhti: Ç’dihet për dramën Britney Spears & Sam Asghari
- Sam Asghari kërkon divorc nga Britney Spears