
Legjenda e kinemasë, Al Pacino dhe këngëtari i momentit, Bad Bunny, janë duke xhiruar për një videoklip në restorantin e famshëm Carbone në Noho.
Sipas Page Six, Al Pacino dhe reperi i “Where She Goes” ishin së bashku në restorantin e njohur, duke xhiruar për skenat e një video që me shumë gjasa do të thyejë rrjetin. ‘Vibe’ i videoklipit do të jetë me gangster dhe sigurisht, Al Pacino, është le të themi ‘kumbari’ i këtij roli në kinema.

Ndërkohë që ne mezi presim këtë bashkëpunim, Bad Bunny shijon lidhjen e tij me Kendall Jenner dhe janë puthur për herë të parë në publik, duke çmendur njerëzit.

Ata u shfaqën së bashku në koncertin e Drake në Los Angeles dhe përfunduan duke ia bërë të qartë një stadiumi me njerëz se ata janë një çift që puthen në publik.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Al Pacino është bërë babai i një djali dhe ndihet super i emocionuar.
Al Pacino dhe e dashura Noor Alfallah janë bërë prindër të një djali, tha një përfaqësues i Al Pacino-s për CNN.

Pacino, 83 vjeç, dhe Alfallah, 29, e quajtën fëmijën e tyre Roman Pacino.
Aktori ka tre fëmijët të tjerë - dy me Beverly D’Angelo dhe një me Jan Tarrant.
Kur u publikua lajmi në fillim të këtij muaji se Pacino do të bëhej sërish baba, shoku i tij dhe aktori tjetër Robert De Niro, i cili në moshën 79-vjeçare u bë baba muajin e kaluar, ndau emocionet e tij. “Jepi Al, Zoti të bekoftë,” tha De Niro.
Artikuj të sugjeruar:
- Kendall Jenner dhe Bad Bunny i tregojnë botës se janë një çift që puthen në publik
- Kemi ca të reja interesante nga lidhja e Kendall me Bad Bunny
- Al Pacino bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare: Zbulohet emri i bebushit
- Ndërkohë që pret të bëhet sërish baba, Al Pacino po kalon kohë me ish-të dashurën
- Robert De Niro komenton faktin që Al Pacino do të bëhet baba në moshën 83-vjeçare
- Thuhet se kur mësoi për shtatzëninë e partneres, Al Pacino kërkoi një test ADN-je