Një video ku Rita Orës i japin një flamur të shtetit serb në një performancë në Hungari dhe këngëtarja këndon dhe kërcen me të, është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe kritika.
View this post on Instagram
Për këtë, Rita, në një deklaratë dërguar në “Klan Kosova”, është shprehur:
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, m’u dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.
Më tej shtoi:
“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin e familjen time”, përfundoi këngëtarja.
Reagimet e ashpra ndaj performancës së Ritës me flamurin serb vijnë për shkak të historisë së mbushur me konflikte dhe dhunë mes Serbisë dhe Kosovës. Serbia është përgjegjëse për krime lufte dhe për dhunë çnjerëzore ndaj popullsisë së Kosovës dhe ende nuk ka pranuar torturat e kryera.