Instagramming

Performoi me flamurin serb: E ëma e qorton dhe më pas i kërkon falje Rita Orës

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2023

Performoi me flamurin serb: E ëma e qorton dhe më pas i kërkon

Si një pjesë e konsiderueshme e njerëzve në rrjete sociale, as e ëma e Rita Orës nuk e ka pritur mirë performancën e këngëtares me flamurin serb. Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se e ka kritikuar të bijën dhe më pas i kërkoi falje.

“Rita Ora, më fal që të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze,” shkroi Vera Ora si mbishkrim në një foto ku shfaqet Rita teksa bën shqiponjën me duar dhe në sfond duket flamuri i Kosovës.

Performoi me flamurin serb: E ëma e qorton dhe më pas i kërkon

Videoja e Ritës ku i japin një flamur të shtetit serb në një performancë në Hungari dhe këngëtarja këndon dhe kërcen me të, u bë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe kritika.

Rita, në një deklaratë dërguar në “Klan Kosova”, u shpreh:

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, m’u dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin e familjen time.”

Reagimet e ashpra ndaj performancës së Ritës me flamurin serb vijnë për shkak të historisë së mbushur me konflikte dhe dhunë mes Serbisë dhe Kosovës. Serbia është përgjegjëse për krime lufte dhe për dhunë çnjerëzore ndaj popullsisë së Kosovës dhe ende nuk ka pranuar torturat e kryera.