Celebrity

Ndërsa përflitet për një romancë me Tom Brady, Irina shijon pushimet me ish-in, Bradley Cooper

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2023

Ndërsa përflitet për një romancë me Tom Brady, Irina
WireImages

 
Irina Shayk po shijon fundin e verës me ish-in e saj, Bradley Cooper, ndërkohë që qarkullojnë zëra se është në një romancë të re me Tom Brady.

Ndërsa përflitet për një romancë me Tom Brady, Irina
 
Modelja ruse publikoi disa foto në Instagram, ku shfaqej topless mbi një shkëmb e më vonë, edhe një selfie të ish-partnerit.

Ndërsa përflitet për një romancë me Tom Brady, Irina

Ndërsa përflitet për një romancë me Tom Brady, Irina

Shayk, 37 vjeç dhe Cooper, 48 vjeç, i dhanë fund marrëdhënies në vitin 2019, pas një lidhjeje 4-vjeçare. Ata janë prindër të Lea De Seine, 6 vjeç.

Ndërsa përflitet për një romancë me Tom Brady, Irina
BACKGRID


Statusi i marrëdhënies së tyre është i paqartë dhe përflitet se Irina është në një marrëdhënie me Tom Brady, pasi janë fotografuar disa herë. Megjithatë, burimet theksojnë se Irina dhe Tom thjesht argëtohen me njëri-tjetrin dhe lidhja nuk është dhe aq serioze.

Zërat për një lidhje mes tyre nisën para 1 muaji, kur ata u fotografuan duke flirtuar me njëri-tjetrin. Sipas një dëshmitari, Tom e mori Shayk nga hoteli ku po qëndronte në fundjavë dhe së bashku shkuan në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Dyshja doli rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe u panë edhe më të afërt në makinë. Më pas, Tom e mori sërish pasditen e së shtunës me makinën e tij Rolls-Royce Irina-n dhe kaluan një tjetër ditë bashkë.

Brady ka qenë i martuar për 13 vite me Gisele, një tjetër supermodele dhe ata i dhanë fund raportit në tetor të vitit të kaluar dhe njoftuan publikun përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale, ku theksuan se prioritet, në këtë periudhë, do të kenë si përherë 2 fëmijët e tyre dhe se do të përqendrohen në mirëqenien e tyre.

Artikuj të sugjeruar: