
Bad Bunny është një i dashur shumë romantik, detajist e i përkushtuar ndaj partneres së tij, Kendall Jenner dhe këtë, e thonë jo vetëm burimet, por edhe veprimet e tij. Reperi ka publikuar një video duke kënduar në makinë dhe në qafën e tij shihet një inicial me nistoren “K” për “Kendall”.
Njerëzit e adhuruan dedikimin e tij të veçantë. “Ai e do me të vërtetë”, shkroi dikush në Twitter. “Nëse i dashuri im do e bënte këtë, do martohesha direkt”, tha një tjetër person. “O Zot, Kendall është me shumë fat”, tha një tjetër përdorues i rrjetit social.
Kendall dhe Bad Bunny janë së bashku që prej shkurtit të këtij viti. Ata e konfirmuan lidhjen përmes një puthjeje në koncertin e Drake, ku u xhiruan duke kërcyer, u argëtuar dhe më pas, shkëmbyen një puthje.
Kendall dhe Bad Bunny e kanë mbajtur marrëdhënien private dhe larg syve kureshtarë. Modelja u shpreh në qershor, në kopertinën e “WSJ Magazine” se po mundohej të shijonte lidhjen e saj dhe të mos ndikohej nga frustrimi dhe stresi që i shkaktojnë njerëzit e tjerë. “Mendoj se duke i bërë gjërat privatisht, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të shijuar një lidhje”, u shpreh ajo.
Artikuj të sugjeruar: