Kinema & TV

‘The Idol’ anulohet pas një sezoni

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2023

‘The Idol’ anulohet pas një sezoni

“The Idol” u anulua nga HBO pas sezonit të parë dhe mesa duket, të fundit.

Seriali nga krijuesi i “Euphoria”, Sam Levinson dhe Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd, nuk do të rikthehet për një sezon të dytë.

Vendimi nuk ishte ndonjë surprizë e madhe duke pasur parasysh kritikat për serialin, ku luajtën si protagonistë The Weeknd dhe Lily-Rose Depp.

Disa nga aktorët përmendën mundësinë e një sezoni të dytë gjatë intervistave, megjithëse ideja e shumë sezoneve nuk ishte në planet e producentëve.

‘The Idol’ anulohet pas një sezoni

Sipas të dhënave të publikuara nga HBO, seriali ngjalli interes në fillim, por shikueshmëria ra më vonë. Kritikat nuk qenë aspak pozitive; disa e konsideruan “të mërzitshëm”, “më të gjatë seç duhet”, “me përmbajtje të çuditshme seksuale” dhe “skena seksuale të filmuara për qëllim shikueshmërie”

“The Idol” tregon historinë e një ylli të muzikës pop, Jocelyn (Lily-Rose Depp) dhe marrëdhënien e saj komplekse me Tedros (The Weeknd), pronar i një klubi nate, guru dhe udhëheqës i një kulti.