A jeni e apasionuar pas verës, dimrit, pranverës apo vjeshtës? Pavarësisht stinës, të gjitha vajzat duan të shkëlqejnë nën diellin e verës apo të mbështjella me një shall të madh në temperaturat e ftohta të dimrit. Teoria e bazuar në stinët e vitit ka qarkulluar për herë të parë në vitin 1980 dhe është bërë publike nga konsulentja e ngjyrave, Carole Jackson.
"Ka pak atmosferë retro në të", thotë ekspertja e ngjyrave Leatrice Eiseman, drejtoreshë ekzekutive e një kompanie ngjyrash.
“Ky koncept mund të jetë vjetërsuar me kalimin e viteve, pasi sot njerëzit kanë një tjetër prirje ndaj ngjyrave”, thotë Eiseman: "Unë mendoj se ka njerëz që janë shumë të interesuar të provojnë çdo gjë që i ndihmon ata të arrijnë stilin që duan". "Analiza e ngjyrave sipas stinëve" po merr vëmendje në TikTok, me një brez të rinjsh që duan filtrat dhe komentet për të përcaktuar nuancat IN në grim apo veshje.
Ekspertja e grimit Autumn Moultrie sugjeron që të filloni “udhëtimin sezonal” për të përcaktuar se cilat ngjyra janë "të ngrohta", e cilat "të ftohta".
Ka dy teori për ta vërtetuar këtë: me filtra për të parë se çfarë ngjyrash të veshësh dhe si ta bësh grimin. Ose me trukun e bizhuterive për të parë se çfarë të shkon më shumë. Qëndrojmë tek kjo e fundit:
Provoni si fillim bizhuteritë gold! Nëse e shihni që kjo rri mirë në raport me nuancën e lëkurës, ngjyrën e syve dhe flokëve tuaj, atëherë kjo do të thotë që jeni tek ngjyrat e ngrohta. Nëse të shkojnë bizhuteritë gold, atëherë grimi yt dhe veshja duhet të anojnë nga tonet e ngrohta.
Tani, është radha e bizhuterive silver! Nëse aksesorët e argjendit ju shkojnë, atëherë grimi dhe veshja juaj duhet të jenë tek nuancat e ftohta.
Pasi të keni provuar të dyja këto si metoda, mund t’i vërtetoni vetes se cilat nuanca ju shkojnë më shumë.
"Unë mendoj se njerëzit sot janë të vetëdijshëm se ka shumë emocione dhe efekt tërheqës që përfshihen tek zgjedhja e ngjyrave të preferuara", përfundon Eiseman.
Burimi: Vogue