Karakteristikat e Shenjave

Nëse do sugjerime për librat, shko te këto 3 shenja

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2023

Nëse do sugjerime për librat, shko te këto 3 shenja
Getty

 
Për ca njerëz, një bibiliotekë me libra në shtëpi mund të ketë thjesht funksion dekorativ, ndërsa për disa të tjera, është burim lumturie. Këta persona blejnë gjithë kohës libra, lexojnë dhe të japin sugjerime fantastike.
E kemi me:
 
Binjakët

Nëse do sugjerime për librat, shko te këto 3 shenja
Margaret Flatley/Bustle

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i intelektit dhe komunikimit, ndaj është e kuptueshme dëshira e Binjakëve për të lexuar sa më shumë libra. Kjo shenjë lexon për argëtim dhe edukim, do gjithnjë të gjejë libra që trajtojnë tematika të ndryshme, socilar dhe jo vetëm, që mund t’u ushqejnë pasionin për të mësuar gjëra të reja.
 
P.S.: Nëse pyet Binjakët për subjektin e një libri, përgatitu për një rrëfim me shuuumëë detaje.
 
Virgjëresha 

Nëse do sugjerime për librat, shko te këto 3 shenja
Margaret Flatley/Bustle


Virgjëreshën mund ta gjesh gjithë kohës duke lexuar libra, pasi ka qejf jo vetëm të mësojë dhe lexojë, por adhuron edhe ndjesinë që përjeton pasi shfletojn librat. Virgjëresha gjithashtu, frymëzohet nga librat dhe do që dijet e marra t’i ndajë me të tjerët.
 
Bricjapi

Nëse do sugjerime për librat, shko te këto 3 shenja
Margaret Flatley/Bustle


 
Si një shenjë mjaft inteligjente, Bricjapi kërkon të zgjerojë horizontin dhe e di shumë mirë se përmes librave, është shumë e thjeshtë që të mësosh më shumë mbi tematika dhe çështje të ndryshme. Bricjapi është një shenjë e disiplinuar dhe kurioze, ndaj është shumë e përqendruar tek edukimi dhe përmirësimi i vetes.
 
Artikuj të sugjeruar: