Celebrity

Thuhet se Kim do të paralajmërojë partneren e Kanye-t për sjelljet e tij

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2023

Thuhet se Kim do të paralajmërojë partneren e Kanye-t për 
Kim Kardashian po mendon që të kontaktojë Bianca Censori, bashkëshorten e Kanye West dhe ta paralajmërojë atë që të mos kthehet në ‘marionetën’ e reperit, thotë një burim për Closer.
 
“Kim po sheh e çuditur situatën mes Kanye dhe Bianca dhe mendon se ish-bashkëshorti i saj po tenton që ta turpërojë në publik Bianca-n, nisur edhe nga supozimi se ajo i kishte bërë seks oral në një varkë, ndërkohë që vizitonin Venecian.

Thuhet se Kim do të paralajmërojë partneren e Kanye-t për
Backgrid


“Ajo thotë se Bianca po transformohet në konceptin që Kanye ka për gruan ideale. Kim mendon se është shqetësues fakti që Kanye s’i ka mësuar leksionet dhe mendon se është ok që t’i trajtojë njerëzit në këtë mënyrë”, u shpreh burimi.

Thuhet se Kim do të paralajmërojë partneren e Kanye-t për
GC Images


Më tej, shtoi se Kim është “tmerruar” nga marrëdhënia e reperit me Censori, pasi pikërisht kjo i ka ndodhur edhe asaj më parë.

Thuhet se Kim do të paralajmërojë partneren e Kanye-t për
Getty Images


Sipas zërave, Kanye është jashtëzakonisht shumë i apasionuar pas modës dhe kjo i është kthyer në fiksim. Disa kohë më parë, në TikTok qarkulluan disa video ‘para dhe pas’ që tregonin transformimin e madh që kishte pësuar Bianca në stilin e saj të veshjes, në periudhën para dhe pasi të lidhej me reperin.

Artikuj të sugjeruar: