Flokët kanë qenë këtë sezon kryefjala e ndryshimeve për shumë vajza të njohura, shqiptare apo të huaja.
Nga stili i prerjes bob që “pushtoi” pasarelat e modës tek loja me ngjyrat, ndryshimet drastike në look që shumë vajza të famshme i përcollën përmes daljeve të tyre publike, intervistave apo përmes protagonizmit në ngjarje artistike.
Vëmendje! Këtë vjeshtë, baluket duhet të jenë modeli i flokëve për një pamje të rifreskuar dhe një ndryshim në pamje. Vajzat e famshme, nga aktorja Jennifer Garner tek Julia Roberts e disa të tjera ishin të parat që sollën tendencën e balukeve për sezonin vjeshtë 2023.
Jennifer Garner
Julia Roberts
Megan Fox
Michelle William
Reese Witherspoon
Por, duket se atyre u janë bashkuar edhe disa vajza të njohura shqiptare që i kanë rikthyer baluket dhe duken shumë bukur.
Orinda Huta
Rudina Dembacaj
Orinda Huta ishte ndër vajzat e para të showbiz-it që e “përqafoi” këtë ndryshim. Po ashtu, prezantuesja Klea Huta dhe aktorja Rudina Dembacaj zgjodhën baluket për një pamje të rifreskuar në prag të sezonit të ri televiziv.
Klea Huta
Rudina Magjistari duket se i befasoi të gjithë me ndryshimin në look-un e saj, kur bëri publike përmes një videoje në rrjetet sociale pamjen ndryshe me flokët me baluke.
Rudina Magjistari
Fifi
Kida
Nëse edhe ju nuk keni bërë një ndryshim prej kohësh, prisni baluke! Pasi keni parë trendin e fundit të prerjes nga vajzat VIP, keni më shumë arsye për t’u frymëzuar.