Ju mund të keni qenë jashtëzakonisht të zënë muajin e kaluar, kështu që kur të hyni në shtator, do të keni nevojë për pushim. Për shkak të përgjegjësive në zhvillim, mund të ndiheni të mbingarkuar. Por, ju mund të përballoni gjithçka që ju vjen për sa kohë që pushoni pasi keni kaluar një periudhë veçanërisht të vështirë.
Së shpejti do të ndiheni më shumë në kontroll të situatës.
Shtëpia dhe familja duket se janë një fokus i madh. Ose mund të ndodhë që përgjegjësitë e përditshme, kujdesi për fëmijët dhe shtëpinë dhe karriera nga ana tjetër, të bëhen lëmsh me njëra-tjetrën. Ose mund të shqetësoheni për mirëqenien e nënës suaj ose të një tjetër gruaje.
Për fat të mirë, aftësia për të fituar para të mira do të mbetet e fortë. Të kesh të ardhura të mira do t'ju japë mjetet për të punësuar dikë kur ju nevojitet më shumë ndihmë.
Kini parasysh se muaji fillimisht do të “lëvizë” ngadalë për shkak të Afërditës dhe Mërkurit, të dy në prapavijë. Afërdita është përgjegjëse për dashurinë, romancën, bukurinë, luksin dhe argëtimin, por kur ajo është në prapavijë, fuqitë e saj dobësohen. Prandaj ky nuk është momenti për të bërë ndryshime në fushat e mësipërme. Gjithashtu shmangni firmosjen e kontratave dhe blerjen e pajisjeve teknologjike deri kur Mërkuri të dalë nga prapavija (15 shtator),
Nga mesi i muajit, Saturni do të ketë pushuar së shtuari presion në jetën tuaj shtëpiake, por do të përqendrohet në punën tuaj dhe do t'ju duhet t'i jepni gjithçka që keni. Po hyni në një periudhë më të vështirë, ndaj sigurohuni që të keni pushuar dhe të kujdeseni mirë për veten.
Mërkuri në prapavijë ka të ngjarë t'ju bëjë të ribërni gjërat më shpesh se zakonisht ose të përsërisni komunikimin. Nëse jeni duke punësuar staf në punë ose në shtëpi, punësoni kandidatët e zgjedhur në ose pas 15 shtatorit për rezultatet më të mira.
Marsi, planeti juaj në pushtet, është te Peshorja, prandaj do të ketë bashkëpunim në shtëpi, jetën tuaj të dashurisë dhe në punë. Marrëdhëniet e ndërsjella do të jenë të qeta.
Presioni që do të ndieni në fillim të shtatorit dhe pak gjatë mesit të muajit, do të lehtësohet në fund.
Me hënën e plotë te Dashi më 29 shtator, jeta do të fillojë të bëhet sërish e bukur. Do të jeni në qendër të vëmendjes, duke marrë lavdërime nga punëdhënësit dhe klientët. Gjatë muajve të fundit, keni mësuar shumë në një periudhë relativisht të shkurtër. Në fund të muajit, Saturni nuk do të ushtrojë më presion, kështu që do të ndiheni të mirë dhe me të drejtë krenarë për gjithçka që keni arritur.
Gjithçka po shkon mirë në shtator, edhe pse kohët e fundit mund të keni pasur dyshime. Korriku dhe gushti mund të kenë pasur momente zhgënjimi, ndaj shtatori do të jetë një frymë e freskët.
Hëna e plotë e 30 gushtit do të ketë një ndikim të fortë tek ju deri më 4 shtator. Saturni do të jetë shumë afër Hënës, ndoshta duke u shqetësuar për mirëqenien e një mikeshe të ngushtë ose për një pjesë të vështirë që po kalon. Ju mund të vendosni t’i vini në ndihmë.
Kjo Hënë e plotë mund të realizojë një nga shpresat dhe dëshirat tuaja prej kohësh – kjo mund të ndodhë më në fund afër 1 shtatorit deri më 4 shtator. Ka një tregues se do të jeni të rrethuar nga miq dhe ndoshta disa të njohur gjithashtu.
Ka shumë aktivitete që po ndodhin në shtëpi dhe nëse planifikoni të martoheni ose jeni tashmë të martuar ose jetoni së bashku, mund të vini re se partneri/ja është në tension, se ai ose ajo po përballet me një përgjegjësi të madhe në punë. Tregohuni mirëkuptues.
Hëna e re e 14 shtatorit do të jetë një nga Hënat më të mira të vitit për ju. Kjo Hënë e re do të shfaqet te Virgjëresha, shtëpia juaj e pestë të dashurisë së vërtetë.
Nëse jeni beqarë, një surprizë, takim emocionues për herë të parë me një interes të ri romantik mund të ndodhë në një festë apo ndonjë ngjarje tjetër shoqërore. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje me dikë, mund të merrni një propozim të papritur. Nëse jeni të martuar, ai/ajo mund t’ju ketë përgatitur një surprizë. Nëse jeni duke shpresuar për fëmijë, mund të zbuloni së shpejti se jeni në pritje të ëmbël.
Në punë po i bëni përshtypje njerëzve në pozicionet drejtuese dhe mund të merrni vlerësime pozitive për zellin, gjykimin, inteligjencën dhe etikën e mirë të punës.
Deri në fund të muajit, Hëna e plotë do të shfaqet më 29 shtator te Dashi, shtëpia juaj e dymbëdhjetë, një vend privatësie dhe pushimi. Do t'ju duhet kohë për të mbledhur mendimet dhe për të reflektuar mbi ngjarjet. Kini parasysh se muaji fillimisht do të “lëvizë” ngadalë për shkak të Afërditës dhe Mërkurit, të dy në prapavijë. Afërdita është përgjegjëse për dashurinë, romancën, bukurinë, luksin dhe argëtimin, por kur ajo është në prapavijë, fuqitë e saj dobësohen. Prandaj ky nuk është momenti për të bërë ndryshime në fushat e mësipërme. Gjithashtu shmangni firmosjen e kontratave dhe blerjen e pajisjeve teknologjike deri kur Mërkuri të dalë nga prapavija (15 shtator).
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.