Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2023: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2023

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2023: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2023: Binjakët dhe

Karriera dhe reputacioni do të jenë në fokusin tuaj këtë muaj. Ka gjasa që të keni një angazhim, vendim ose çështje serioze profesionale për t'u marrë, në të cilën përfshihen paratë. Qëllimi do t'ju ndihmojë të bëheni më konkurrues në treg - nëse dëshironi të jeni në kërkesë, mund ta realizoni atë.

Që nga 23 gushti, jeni penguar nga planeti juaj sundues, Mërkuri, i cili është në prapavijë dhe do të shkojë në pozicion normal më 15 shtator. Ndërkohë, bëni shumë pyetje dhe tregohuni të kujdesshëm.

Nëse mendoni se do të humbni punën, apartamentin ose një mundësi tjetër nëse nuk nënshkruani, atëherë do t'ju duhet ta bëni këtë, por keni një klauzolë aty në rast se më vonë nuk ju pëlqen se çfarë keni nënshkruar. Nëse jeni pa punë, firmosni kontratën e re tani.

Afërdita është përgjegjëse për dashurinë, romancën, bukurinë, luksin dhe argëtimin, por kur ajo është në prapavijë, fuqitë e saj dobësohen. Pas 3 shtatorit, Afërdita shkon në pozicion normal dhe jeta e mërzitshme e dashurisë do të ndryshojë.

Nëse keni menduar të merrni me qira, të blini ose të shisni, ose të gjeni mënyra për të arreduar apartamentin ose shtëpinë tuaj, ëndrrat mund të marrin përgjigje në Hënën e re të rëndësishme më 14 shtator në sektorin e shtëpisë.

Hëna e plotë te Dashi më 29 shtator do të ndikojë te dashuria; një takim i paharrueshëm nëse jeni beqar; më shumë emocione nëse jeni në një lidhje.

Afërdita do të lëvizë në sektorin e udhëtimit në fund të muajit - a është koha për një fundjavë romantike? PO! Me siguri do të jetë një fundjavë magjepsëse.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2023: Binjakët dhe

Duket sikur dëshironi të udhëtoni përpara se të ndryshojnë stinët dhe me turmat që po pakësohen, kjo do të jetë koha ideale për ju. Hëna e plotë e 30 gushtit te Peshqit do të jetë ende e pranishme në katër ditët e para të shtatorit dhe mund të shkoni në një vend pranë ujit.

Saturni do të rrotullohet afër kësaj Hëne të plotë të 30 gushtit, kështu që ju duket se keni një qëllim të rëndësishëm për të përfunduar. Ju mund të dëgjoni nga një koleg ose mik jashtë shtetit që mund të ketë nevojë për ju.

Kjo Hënë e re mund të sjellë përfundimin e një çështjeje ligjore, mund të jeni subjekt i një historie serioze mediatike (ose të jeni personi që e prodhoni atë) ose të regjistroheni në kolegj ose shkollë pasuniversitare. Gjithashtu e mundur që të martoheni me dikë që ka një sfond shumë të ndryshëm nga i juaji.

Në katër ditët e para të shtatorit, do të dëgjoni lajmet dhe do t'ju duhet të qëndroni racionalë, objektivë dhe praktikë.

Do ta keni fokusin te shtëpia dhe familja sepse Marsi, planeti i veprimit, do të sjellë shumë aktivitet në këtë pjesë të jetës. Në një moment në shtator, mund të udhëtoni për të parë një anëtar të familjes, për të parë pasuri të paluajtshme për të vendosur për një marrëveshje të mundshme, ose thjesht për të kaluar kohë cilësore me fëmijët.

Nëse keni një marrëveshje biznesi për të përfunduar, kini parasysh se Mërkuri do të jetë në prapavijë deri më 15 shtator, ndaj shtyni firmosjen e kontratave. Nëse nuk mund të prisni nga frika se mos humbisni ofertën e punës, apartamentin e ëndrrave ose diçka tjetër, atëherë firmosni, por shihni dokumentet me detaje.

Hëna e re e 14 shtatorit ka të ngjarë të sjellë një tjetër udhëtim.

Miqtë dhe bashkëshorti/ja mund të jenë mjaft të dobishëm në çdo marrëveshje që po përpiqeni të krijoni ose projekti që po punoni.

Hëna e plotë e 29 shtatorit do të ndriçojë pikën më të lartë në grafikun tuaj, shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve në karrierë, duke ju sjellë një moment emocionues lavdërimi. dhe nderime - ju mund të merrni një titull të ri profesional, një promovim ose çmim, ose të jeni fokusi i një historie artistike në shtyp. Mund të jetë një pikë kulmore emocionuese në një moment kryesisht të bukur.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.