Me nisjen e shtatorit, do të mendoni për shtëpinë, pronën ose një anëtar të familjes, ose mund të merrni me qira një shtëpi pushimi. Në fillim të shtatorit, shtëpia dhe familja do të marrin përqendrimin tuaj të plotë.
Nëse shtëpia ose prona nuk është në fokusin tuaj në fillim të muajit, për shkak të Hënës së plotë të 30 gushtit, me ndikim deri më 4 shtator, ka të ngjarë të mendoni për një anëtar të familjes. Ju mund të përpiqeni të ndihmoni nënën, vajzën, motrën ose një të afërm tjetër femër të dashur. Hëna e plotë kërkon veprim të shpejtë, kështu që duket se do të veproni dhe situata do të zgjidhet.
Mërkuri do të jetë ende në prapavijë, kështu që nga 23 gushti, ndaj do të shihni se gjërat do të ecin ngadalë. Pas 15 shtatorit, gjithçka do t’i rikthehet normalitetit.
Kjo është një kohë e mirë, sepse një Hënë e re e mrekullueshme do të ndodhë më 14 shtator, për të qenë me ndikim në shtëpinë tuaj të dhjetë profesionale për gjashtë muaj. Kjo Hënë është një nga më të mirat e vitit dhe nëse jeni ambicioz, do të arrini shumë lart.
Kjo Hënë e re do të jetë gjithashtu në një bisedë të përsosur me Plutonin në Bricjap, shtëpinë tuaj të të ardhurave të fituara. Kjo sugjeron që do të fitoni para nga puna e palodhur dhe reputacioni në rritje në punë.
Romanca do të jetë në ajër në fund të muajit falë një Hënë të plotë të madhe dhe më 29 shtator te Dashi, duke ndezur shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë. Mund të njiheni me dikë.
Në të njëjtën kohë, mund të jeni gati të zbuloni një projekt kreativ. Nëse po, do të zbuloni se ky projekt do të pritet shumë mirë dhe të tjerët do t'ju shohin në një këndvështrim të ri - duke ju vendosur në listën e atyre që duhen parë, sepse ju ka të ngjarë të arrini suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Dihet që ju kujdeseni shumë për avancimin në karrierë dhe për këtë qëllim, punoni vazhdimisht fort dhe zgjuar. Prandaj është logjike që ju të prisni të shihni përparim të qëndrueshëm, por dy muajt e fundit i kanë gjetur planet tuaja të mbërthyera nga vonesa dhe të penguara nga pavendosmëria e njerëzve.
Këtë muaj do të jeni të lumtur që të bëni lëvizjen drejt një pune më të mirë. Ju e kuptoni se kjo është koha e duhur për të vepruar, dhe është, por do të duhet të jeni gjithashtu të kujdesshëm dhe të zgjuar, sepse do të hasni disa pengesa.
Çdo punë që do të shikoni do të jetë me një përgjegjësi të madhe, duke gjykuar nga pozicioni i Afërditës, që drejton karrierën tuaj. Gjërat do të përmirësohen tani me daljen e Afërditës nga prapavija (3 shtator), por do t'ju duhet të jeni të organizuar për të arritur punën që dëshironi, sepse konkurrenca do të jetë e ashpër. Kjo nuk ju ka penguar kurrë.
Para se të filloni të intervistoni për punën e re ose të kërkoni një promovim, mund të mendoni të merrni kohë për pushime.
Nëse jeni në një negociatë kontraktuale në fillim të muajit, merrni kohën tuaj. Shtojmë se Mërkuri është në prapavijë, ndaj mund të nënshkruani pas 15 shtatorit.
Hëna e re më 14 shtator do të jetë një kohë më e mirë për të udhëtuar dhe duket sikur do të udhëtoni më larg. Nëse shkoni për biznes, udhëtimi do të jetë fitimprurës. Ose mund të planifikoni një udhëtim me personin e zemrës - mund të jetë shumë romantik.
Të gjitha llojet e marrëdhënieve ndërkombëtare do të shkëlqejnë edhe pas Hënës së re të 14 shtatorit.
Shtëpia dhe familja do të kërkojnë vëmendjen e plotë në Hënën e plotë në fund të muajit më 29 shtator, me efekt për pesë ditë. Mund të jeni duke lëvizur, duke arreduar, duke bërë riparime ose duke marrë disa mobilje. Pavarësisht se për çfarë teme po mendoni - shtëpia, prona tjetër që mund të zotëroni, merrni me qira ose dëshironi të shisni ose blini, ose ka të bëjë me ndihmën tuaj për një anëtar të familjes - do të jeni me fat.
Nëse keni nevojë për para për të mbuluar shpenzimet, perspektiva është e shkëlqyer për të gjetur fondet.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.