Joe Jonas thuhet se punësoi një avokat divorci mes thashethemeve për ndarje nga Sophie Turner, pas katër vitesh martesë.
TMZ raportoi për herë të parë lajmin të dielën se Jonas, 34 vjeç dhe Turner, 27 vjeç, do të divorcoheshin pasi Jonas thuhet se kontaktoi dy avokatë divorci në Los Angeles. People konfirmoi se Jonas ka kontaktuar me një avokat divorci.
Vetëm dy javë më parë, aktorja postoi një foto të tyre të kapur për dore teksa po dilnin nga stadiumi Yankee pas një koncerti të Jonas Brothers.
View this post on Instagram
Ata u martuan (teknikisht dy herë) në vitin 2019 pasi bënë ceremoni martesore si në Las Vegas ashtu edhe në Francë. Joe dhe Sophoe kanë dy fëmijë së bashku – vajzën Willa e cila erdhi në jetë në vitin 2020, ndërsa vajza e dytë lindi në korrik 2022.