Vërdallë po thuhet se Johnny Depp dhe Jenna Ortega janë të lidhur bashkë, por burimet e afërta dhe vetë Jenna i ka mohuar kategorikisht akuzat. Sipas Daily Mail, ajo i ka adresuar thashethemet qesharake në llogarinë e saj në Instagram.
“As nuk mund të qesh. Nuk kam punuar kurrë në jetë me Johnny Depp në jetën time. Ju lutem, mjaft përhapët gënjeshtra dhe na lini të qetë”, shkroi ajo në një postim në Instastory, i cili u fshi shpejt.
Zërat filluan pasi llogaria Deuxmoi postoi një lajm se Depp dhe Ortega ishin bashkë, pasi supozohet se janë pjesë e kastit “Beetlejuice 2”, i cili do të publikohet vjeshtën e vitit tjetër.
Ylli i “Edward Scissorhands” ka qenë më parë i lidhur me avokaten Joelle Rich dhe pas disa muajsh, u ndanë. Ndërsa Jenna është më private në marrëdhëniet e saj romantike.
Artikuj të sugjeruar: