Sezoni i vjeshtës është në prag dhe stilistët kanë prezantuar në pasarelë gamën e stilit, motiveve dhe ngjyrave që do të dominojnë botën e modës, por edhe gardërobën tuaj gjatë sezonit të ri. Në një vëzhgim në të gjitha koleksionet e markave me prestigjioze, grija është kryefjala e ngjyrave nëse doni versionin klasik në pamjen tuaj.
Stilistët garantojnë “prekjen” klasike dhe elegante në çdo veshje nëse ju nuk negocioni me ngjyrat, por zgjidhni grinë nga pulovrat dhe xhaketat e bollshme tek trikot e gjata dhe me thurje, të cilat mezi presim t’i veshim këtë vjeshtë.
Nuanca gri kombinohet më së miri me një mori ngjyrash të forta dhe neutrale duke i dhënë një “dorë” stili çdo veshjeje që zgjidhni për në vjeshtë.
Nëse keni nevojë për prova të tjera që konfirmojnë se grija nuk është ngjyra më e mërzitshme në frymën e ftohtë të dimrit, ja disa silueta klasike direkt nga pasarelat.





