Kur thashethemet për lidhjen e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nisën të përhapeshin, gjithçka dukej e pamundur. Ata nuk u panë kurrë së bashku publikisht; vetëm lajmet për "miqësinë" dhe fotot “rastësore” të tyre në të njëjtin vend diskutoheshin nëpër media. Por, duket se gjërat kanë ndryshuar.
Të dy u panë në sektorin VIP në koncertin e Beyoncé-s në Los Angeles.
Timothée po pinte një cigare, ndërsa Kylie ishte pranë tij. Ndonëse nuk dihet se çfarë po bisedonin, videot tregojnë se ka diçka mes tyre.
View this post on Instagram
Lidhja e yllit të “Kardashians” me aktorin e "Wonka” filloi pas ndarjes së saj nga Travis Scott.
Kohët e fundit, Timothée është përpjekur ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike. Pra, nuk ka shpresa t’i shohim bashkë me Kylie-n duke u puthur rrugëve. Por na mjafton një bisedë të koncerti i Beyoncé-s.
Mesa duket, romanca e tyre i mbijetoi prapavijës së Mërkurit.