Nëse ka një gocë në showbiz që shkëlqen si për stilin e veshjeve, grimin apo aksesorët, Hailey Bieber është në fronin e tendencave super yll.
Me ndihmën e stilistes së saj, Dani Michelle, veshjet e pafundme të Bieber-it janë të mbushura me fustane të shkurtra, veshje elegante, xhins që dominohen kryesisht nga e kuqja. Por, nëse Hailey dhe e gjithë skuadra kujdeset që ajo të shkëlqejë në çdo hap që hedh, ka një aksesor që duket se nuk hiqet kurrë: byzylyku në kyçin e këmbës.
Bizhuteritë e bukura të këmbëve të Hailey Bieber-it mund të dallohen në shumë nga fotot e fundit. Zinxhiri i artë me diamante të varur tërheq vëmendjen dhe kombinohet me koleksionet e pafundme të këpucëve duke i shtuar pamjes një dozë emocionuese dhe ekstravagante.
Super stili konfirmohet nga byzylyku me diamante, gati i pandarë në çdo dalje të sajën publike. Madje, duket si i ngjitur në trup sepse Hailey Bieber nuk e heq për asnjë moment nga kyçi i këmbës, edhe në pushimet luksoze në jaht me mikeshat Kendall Jenner, Lori Harvey dhe Justine Skye.
Ja një koleksion fotosh me aksesorin e pandarë të verës:
Burimi: Vogue