Celebrity

Çfarë po flitet? Arsyet e ndarjes së Joe Jonas dhe Sophie Turner

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2023

Çfarë po flitet? Arsyet e ndarjes së Joe Jonas dhe Sophie

Pas gati shtatë vitesh së bashku dhe katër vitesh martesë, Joe Jonas dhe Sophie Turner po ndahen. Joe ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc mes thashethemeve për ndarje, sipas mediave të shumta.

Sipas Today.com, media "ka siguruar ekskluzivisht kërkesën për zgjidhjen e martesës të paraqitur nga Joe Jonas të martën, 5 shtator 2023 në Miami, Dade County, Florida".

Sipas dokumenteve, “martesa ndërmjet palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Aty thuhet se Joe dhe Sophie kishin një marrëveshje paramartesore dhe dy fëmijët e tyre kanë qëndruar me Joe, por "është në interesin më të mirë të fëmijëve të mitur që palët të kenë përgjegjësi të përbashkëta prindërore".

Burime për Page Six thanë se Jonas u përpoq të "shpëtonte" martesën katërvjeçare me Sophie-n përpara se të bënte kërkesë për divorc. Sipas po të njëjtit burim, Joe “nuk donte të prishte familjen”, por “një shtëpi jo e lumtur nuk është shtëpi”.

Çfarë po flitet? Arsyet e ndarjes së Joe Jonas dhe Sophie

“Asaj i pëlqen të festojë; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ata kanë stile jetese shumë të ndryshme,” tha një burim për TMZ.

Deri tani, Joe dhe Sophie nuk kanë thënë asgjë publikisht për ndarjen.

Ata kanë dy fëmijë së bashku. Në vitin 2020, u bënë prindër të vajzës Willa, ndërsa vajza e dytë, emri i të cilës nuk dihet, erdhi në jetë në korrik 2022.