
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet për herë të parë konfirmuan romancën e tyre në koncertin e Beyoncé në Kaliforni dhe gjejeni kush ishte vërdallë…Travis Scott, ish-i i Kylie-t.
Ja dhe momenti kur konfirmuan lidhjen:
View this post on Instagram
Kylie dhe Timothée po kalonin ca momente të lezetshme, ku aktori i puthte duart dhe bisedonte me themeluesen e Kylie Cosmetics, ndërkohë që kudo nëpër Tëitter po shpërndaheshin video nga ky çast, si dhe video që tregonin se reperi i “Sicko Mode” ishte në të njëjtin turne.

Kylie (26 vjeç) dhe Chalamet (27 vjeç) u puthën plot pasion, ndërkohë që shoqëroheshin nga Kim dhe Kendall. Është e paqartë nëse Scott, i cili ka 2 fëmijë me Kylie-n, vajzën 5-vjeçare Stromi dhe djalin 1 vjeç, Aire, ishte në të njëjtën zonë VIP, apo diku tjetër në stadium.

Reperi dhe Kylie u lidhën në vitin 2017, në një marrëdhënie ‘on & off’ dhe e përfunduan raportin e tyre në janar të 2023-shit.