Celebrity

Këto foto të Matty Healy tregojnë se nuk është rikthyer me Taylor Swift

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2023

Këto foto të Matty Healy tregojnë se nuk është rikthyer
GC Images

 
Pas zërave se Matty Healy mund të jetë rikthyer me ish-in, Taylor Swift, paparacët shkrepën ca foto ku këngëtari në fakt, po del me influenceren Gabbriette Bechtel dhe s’e kanë fare problem të shprehin gjithë dashurinë nëpër rrugët e New York-ut.

Këto foto të Matty Healy tregojnë se nuk është rikthyer
TheImageDirect.com
Këto foto të Matty Healy tregojnë se nuk është rikthyer
TheImageDirect.com


 
Ata u fotografuan duke u puthur, duke u kapur për dore dhe dukeshin mjaft të lezetshëm. Kjo tregon qartazi se jo, Matty dhe Taylor s’janë më bashkë dhe e kanë lënë pas të shkuarën.

Këto foto të Matty Healy tregojnë se nuk është rikthyer
TheImageDirect.com
Këto foto të Matty Healy tregojnë se nuk është rikthyer
TheImageDirect.com


 
Matty dhe Taylor u lidhën menjëherë pasi ajo u nda nga Joe Alwyn dhe marrëdhënia e tyre, ndonëse s’u konfirmua asnjëherë nga ata të dy, sërish mori gjithë vëmendjen e publikut. Ata i dhanë fund raportit 1 muaj pasi dolën bashkë dhe sipas burimeve, kjo ndodhi sepse ishin të dy shumë të zënë dhe në njëfarë pike e kuptuan që s’përshtateshin shumë me njëri-tjetrin.

Këto foto të Matty Healy tregojnë se nuk është rikthyer
GC Images


 
Por, në korrik, një burim tha për Page Six se Taylor dhe Matty Healy ishin rikthyer sërish bashkë, duke rindezur shkëndijat e romancës së tyre. 
 
Personi anonim tha se ka një elektricitet mes tyre që i ka bërë të harrojnë gjithçka dhe të rikthehen te njëri-tjetri. “Ata vendosën që ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë me çdo kusht”, shtoi burimi.
 
Më tej, vijoi:
 
“Ata po gjejnë kohën mes ditëve pushim të turneve që të takohen me njëri-tjetrin” dhe tha se janë “kokë e këmbë të dashuruar” dhe se ndjenjat mes tyre janë reciproke, madje theksoi se Matty pushoi nga puna një vajzë në ekipin e punës, që të jetë sa më i përqendruar tek Taylor. Afrimiteti i tij me vajzën ka qenë një problem dhe ai nuk do të lejojë askënd që ta pengojë të rregullojë marrëdhënien me Taylor”.
 
Por, edhe nëse janë rikthyer, duket se sërish, gjërat s’kanë funksionuar.

Artikuj të sugjeruar: