
Gigi Hadid ka rrëfyer disa detaje të reja rreth bashkëprindërimin me Zyan Malik për vajzën e tyre, Khai, e cila këtë muaj mbush 3 vjeç.
Zayn dhe Gigi po e rrisin vajzën e tyre, duke e ndarë kujdestarinë 50-50 dhe duke kaluar kohë cilësore me vogëlushen. Në një intervistë për Porter, Gigi u shpreh: “Mendoj se kur je prind duhet të vendosësh qëllime, sepse ke vërtet gjysmën e kohës (për të kaluar me fëmijën)”.
Ajo vijoi:
"Punoj kur ime bijë qëndron me të atin dhe kaq kohë kam", duke shtuar se bën maksimumin që punët t'i zgjedhë në ditët kur Khai rri me Zayn.
View this post on Instagram
Modelja zbuloi se Khai po kontribuan në botën e modës, duke qenë modelja më e lezetshme e linjës së saj me veshje kashmeri. “Oh, së shpejti do të sjellim një koleksion për fëmijë. Khai dhe mikja e saj e ngushtë, janë modelet. Ato erdhën në zyrë, Khai provoi një fustan dhe më tha: “Do të shkojmë te dyqani i petullave?”.
Edhe Zayn ka folur më parë për bashkëprindërimin në podkastin “Call Her Daddy”. “Bashkëprindërimi është i mirë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë për Khai-n. Ajo është më e rëndësishmja. Gjërat po shkojnë mirë”, duke shtuar se qëndron me të voglën sa më shpesh të jetë e mundur, në çdo rast.
Artikuj të sugjeruar: