Make-Up

Kanellë pikante? Vajza, thuajini ‘PO’ kësaj tendence grimi

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2023

Kanellë pikante? Vajza, thuajini ‘PO’ kësaj tendence grimi

Pas çdo dite që kalon, vapa e verës po ia lë vendin ngadalë vjeshtës dhe temperaturave më ulëta, e njësoj siç zëvendësohen stinët e vitit, vjen radha e ndryshimeve në tendencat e bukurisë.

Në botën e parfumeve, aromat dominuese këtë vjeshtë frymëzohen nga kafeja dhe erërat pikante (piper i zi dhe xhenxhefil). Tendencat e thonjve gjithashtu anojnë nga ngjyrat e tokës dhe prekjet e forta që tipikisht sjellin shprehjen "more is more".

Po për grimin? Make up-i i preferuar i TikTok është plot shkëlqim që dominohet nga nuancat e kafesë dhe bronzit. Kjo vjeshtë sjell grimin e kanellës pikante që çdo vajzë do e dashurojë. Pigmente të ngrohta, por që fokusohen tek ngjyrat e tokës me një prekje të kuqe të lehtë janë zyrtarisht tonet që ju duhen gjatë sezonit të ri.

Rachel Rigler, krijuesja e “BeautyTok” thotë se grimi i "vajzës me kanellë pikante" duhet "të jetë i ngrohtë, të dominohet nga ngjyrat e tokës dhe mbi të gjitha pikant".

Grimi perfekt duhet të jetë në nuancat e ngrohta të bronzit (jo kontur me tone të ftohta) dhe për të shtuar shkëlqimin e dëshiruar bëni një efekt skuqeje të lehtë.

Rezultati? Një pamje rrezatuese grimi që shkrihet në lëkurë dhe plotëson më së miri veshjet elegante të vjeshtës.

Blogerja Rigler thotë se: "I vetmi blush me nuancë kanelle që lejohet të përdorin vajzat është një skuqje tek faqet, në ballë, hundë dhe buzë”.

Burimi: Bustle