Lidhja mes një diete të varfër ushqimore dhe sëmundjeve të zemrës është e njohur prej kohësh, por rezultatet e studimeve të reja nxjerrin në dritë të tjera fakte.
Studiuesit së fundmi kanë gjetur gjashtë grupe ushqimesh që nëse mungojnë në dietë lidhen direkt me riskun e lartë të sëmundjeve të zemrës.
Ja gjashtë prej tyre:
Frutat
Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, frutat kanë shumë vlera ushqimore nga mikronutrientët tek vitaminat dhe mineralet. Frutat janë edhe një burim i shkëlqyer i fibrave. Fibrat jo vetëm që përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe tretjes, por ulin edhe nivelin e kolesterolit që është shumë i dëmshëm për shëndetin e zemrës.
Perimet
Perimet njësoj si frutat kanë: vitamina, minerale, përbërës bimorë dhe fibra. Por, perimet kanë disa vitamina dhe minerale që janë veçanërisht të dobishme për shëndetin e zemrës të tilla si fosfori, natriumi, magnezi, kaliumi dhe kalciumi, elementë që i duhen zemrës.
Legumet (fasule, thjerrëza, bizele)
Këto përbërës në dietën ushqimore thyejnë rekord për vlerat ushqyese që përmbajnë. Ajo që i dallon nga frutat dhe perimet janë proteinat, të cilat janë një burim i rëndësishëm energjie për trupin. Proteinat ndihmojnë në ndërtimin dhe funksionimin e mirë të indeve, muskujve, organeve jetësore si edhe qelizave të gjakut.
Frutat e thata (arrat, bajamet, lajthitë, kikirikë etj)
Arrat janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme për zemrën, të pangopura që ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit, nxisin ritmin e shëndetshëm të zemrës dhe zvogëlojnë inflamacionin.
Peshku
Prodhimet e detit janë burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave, mineraleve dhe yndyrave të shëndetshme për zemrën. Peshqit yndyrorë si salmoni, toni, sardelet dhe açuget janë burim i acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë në ruajtjen e ritmeve normale të zemrës dhe mbështesin elasticitetin e enëve të gjakut.
Produktet e qumështit
Disa produkte qumështi, sidomos me yndyrë të plotë ndikojnë negativisht në sëmundjet e zemrës. Kjo për shkak të yndyrës së ngopur dhe kolesterolit që prekin zemrën. Por, produktet e qumështit si kefiri, kosi, gjiza dhe djathi gjatë fermentimit e shndërrojnë yndyrën e plotë në yndyrë të pangopur që është plotësisht e shëndetshme për zemrën. Ndaj, mos hezitoni në konsumin e tyre.
Burimi: Real Simple