Nëse fëmija juaj është ngacmuar ndonjëherë, e dini fare mirë sa shumë dhemb kjo ndjesi për ju si prind. Ngacmime në shkollë, në lojën e shpenguar poshtë pallatit me bashkëmoshatarët e tjerë, ose në një kënd lojërash, ambientet ku bullizimi ndaj fëmijëve ndodh janë të shumta.
Nuk ka ndjesi më të keqe për një prind kur sheh në sytë e fëmijës zemrën e thyer nga një shok në lagje apo shkollë.
Shumë prindër me qëllime të mira ende i ngarkojnë fëmijët duke u thënë: Ai/ajo është thjesht xheloze! Kjo është një nga ato shprehje që nuk duhet përdorur kurrë nëse fëmija juaj bullizohet.
Xhelozia thonë psikologët nuk është arsyeja pse fëmijët bëjnë sjellje bullizuese ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.
Ja pesë arsyet pse ne duhet t’i thoni fëmijëve gënjeshtrën e madhe: Ai/ajo është xheloz/e prandaj të ngacmon:
-Kur thua se tjetri/a është xheloz/e, ju bëni me faj fëmijën e lënduar
Kur i thoni një fëmije të ngacmuar se dikush e trajtoi në mënyrë të pahijshme sepse tjetri ishte xheloz, ju po i thoni në një mënyrë se ata e meritojnë keqdashjen. T'i thuash fëmijëve se suksesi është arsyeja pse dikush tjetër nuk është i sjellshëm është një barrë e rëndë për ta.
-Shprehja “Ai/ajo është thjesht xheloz/e” i heq përgjegjësinë fëmijës që bën dëmin
Ne të gjithë bëhemi xhelozë në një moment të jetës...Unë, ti, fëmija yt, mësuesit, drejtori, kolegët, etj. Ne e dimë se xhelozia nuk është arsye për të qenë mizor. Kjo nuk do të thotë se ngacmuesi është një fëmijë i keq dhe me vetëdije zgjedh të shkaktojë dëm. Ata janë fëmijë, shpesh nuk mendojnë gjatë apo bëhen të pasjellshëm. Është detyra jonë si prindër, të bëjmë të qartë se të qenit i pasjellshëm është një zgjedhje, ashtu siç është edhe mirësia.
-Xhelozia e mëson fëmijën të trajtojë ndjenjat në mënyrë të pahijshme
Kur u themi fëmijëve se ngacmimi ndodh sepse dikush është xheloz/e, ne dërgojmë një mesazh delikat se mënyra e natyrshme për të trajtuar xhelozinë është të jesh i pasjellshëm.
-Lidhja e admirimit me mizorinë e çon fëmijën drejt një marrëdhënieje jo të shëndetshme
Kur normalizojmë një dinamikë të marrëdhënieve jo të shëndetshme, rrezikojmë që fëmijët të mësohen me sjellje të tilla në të ardhmen. Ekziston një rrymë pozitive për t'u thënë fëmijëve se dikush është i keq, sepse ata janë xhelozë: ne, në thelb, po shpjegojmë se si gjërat e këqija pasojnë suksesin apo edhe admirimin.
-"Ai/ajo është thjesht xheloz/e" ushqen një pjesë jo të shëndetshme të egos
Ngacmuesi i fëmijës mund të jetë edhe xheloz/e. Por në realitet, ndoshta fëmija juaj nuk është edhe aq engjëll. A është e vërtet se fëmijët e tjerë e kanë zili fëmijën tënd? Kjo nuk është një mënyrë perceptimi e drejtë për t’ia injektuar fëmijës sepse zhvilloni pa dashje një ego të sëmurë dhe aspak të shëndetshme.