
Emily Ratajkowski ka folur edhe një herë tjetër për vendimin për t’u divorcuar, në një intervistë për ET.
Modelja u nis nga përvoja e saj me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard, me të cilin u nda vitin e kaluar, pas supozimeve se ai e tradhtonte dhe për këtë, u shpreh:
“Mendoj se ka shumë tabú dhe turp rreth divorcit. Mendoj se kjo s’ndihmon aspak, sidomos kur bëhet fjalë për vajzat e reja që po mundohen të dalin nga një marrëdhënie e vështirë”, tha Emily.
Më tej, shtoi:
“Unë dua të shpërndaj pak pozitivitet dhe mendoj se divorci, vendimi për të lënë pas një marrëdhënie pavarësisht vështirësive financiare, se do të jetë sfidues për fëmijët, apo për gjithçka, është vërtet i guximshëm. Dua që gratë të ndihen më mirë rreth divorcit”.

Emily dhe Sebastian u ndanë në shtator të 2022-shit dhe së bashku kanë një djalë 2-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.
Artikuj të sugjeruar:
- Disa veshje të Emily Ratajkowski-t që do të duash t’i kopjosh
- Emily Ratajkowski mund të jetë shenja që prisje për të ndryshuar ngjyrën e flokëve
- Emily Ratajkowski veshi thjesht një xhaketë lëkure (asgjë tjetër) dhe fajësoi temperaturat e larta
- Po Emily?! Thuhet se Harry Styles është shuuumëë i afërt me një tjetër modele
- Emily Ratajkowski thotë se do të lidhej me një vajzë dhe tregon “fiksimin e saj” të momentit