Celebrity Style

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në historinë e tapetit të kuq

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2023

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Momenti më i rëndësishëm i çdo spektakli dhe aktiviteti artistik është padyshim tapeti i kuq! Aty ku VIP-at parakalojnë me gjithë shkëlqimin e tyre që fokusohet në blicet e aparateve fotografik dhe mediave. Fustanet më spektakolare, bizhuteritë më të çmuara që mahnitin të pranishmit në event, përfundojnë në kopertinat e revistave më prestigjioze të botës.

Ceremonia e çmimeve Oscars, Grammy Awards apo Met Gala janë vetëm disa nga organizimet artistike gjigante që marrin vëmendje mediatike absolute, sidomos për protagonizmin e stilit dhe show-t që yjet shfaqin gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Fustani i qëndisur me gjashtë mijë perla i aktores Lupita Nyong'o apo fustani në nuancë okër i Rihanna-s që mori pjesë në Met Gala-n e vitin 2015-të duke sjellë një nga veshjet më të shtrenjta në tapetin e kuq. 

Bizhuteritë e mëdha apo gjerdanët plot diamante dhe gurë të çmuar që duket sikur janë “vjedhur” nga kasafortat më të sigurta të botës për t’u dhënë yjeve gjithë shkëlqimin e merituar në evente të tilla janë pjesë e listës.

Ja 10+ veshjet dhe bizhuteritë më luksoze në historinë e tapetit të kuq që ne i sjellim si kuriozitete interesante për ju:

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani me perla i Lupita Nyong’o

Në ndarjen e çmimeve Oscar 2015-të, aktorja Lupita Nyong'o veshi një fustan të Calvin Klein, i bërë nga 6,000 perla. Vlera e fustanit? Plot 150,000 dollarë.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani i Hirushes i Lady Gaga-s

Për Golden Globes të vitit 2019, Lady Gaga zgjodhi një pamje prej Hirusheje moderne. Një fustan me vlerë 4.9 milionë dollarë. Detaji që bie në sy në tërësinë e look-ut është varësja me 300 diamante të rrumbullakët e njohur si “Tiffany Aurora”.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani blu i Elizabeth Taylor

Fustani i veshur nga Elizabeth Taylor në Oscars të vitit 1970 u shit në ankand për 167,000 dollarë në vitin 1999. Fustani ishte kombinuar me varësen e famshme me diamante “Taylor-Burton Diamond" prej 68 karatësh. Ky aksesor i ishte dhuruar aktores nga bashkëshorti i saj.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustan i kuq i Amy Adams

Amy Adams veshi një fustan të kuq nga Valentino për Golden Globes të vitit 2014. I gjithë stili i aktores u kompletua nga varësja me rubin dhe diamante me vlerë rreth 8 milionë dollarë.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani plot shkëlqim i Paris Hilton

Në vitin 2007, Paris Hilton veshi një fustan vezullues nga August Getty në tapetin e kuq të Hollywood Beauty Awards, i cili kushtoi 357,710 dollarë.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani i verdhë i Rihanna-s

Në tapetin e kuq të Met Gala 2015, tema e eventit ishte frymëzuar nga Kina dhe këngëtarja Rihanna zgjodhi një fustan luksoz nga Guo Pei me vlerë 3.97 milionë dollarë.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani sirenë i Sofia Vergara-s

Në çmimet Emmy të vitit 2013, Sofia Vergara zgjodhi një fustan të kuq sirene nga Vera Wang, me një dekolte të theksuar dhe qëndisje dantelle. Sa kushtoi fustani? Jo pak, por 7 milionë dollarë.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani i fildishtë i Jennifer Lawrence

Në Oscarin e vitit 2013, Jennifer Lawrence veshi një fustan kremi të dizajnuar nga Raf Simons për Dior. Një fustan 4 milionë dollarësh që nuk e pengoi atë të rrëzohej në shkallët teksa doli në skenë për të marrë çmimin.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani i bardhë i Charlize Theron

Për Oscars 2013, Charlize Theron zgjodhi një look me vlerë totale prej rreth 4.5 milionë dollarë. Fustani nga Christian Dior me një dekolte të thellë "V", plotësohej nga një bizhuteri e çmuar me vlerë 4 milionë dollarë.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani mëndafsh i Nicole Kidman

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 1997, aktorja Nicole Kidman zgjodhi një fustan të personalizuar nga John Galliano për Dior me vlerë 2,65 milionë dollarë.

10+ fustanet dhe bizhuteritë më të shtrenjta në

Fustani me një sup jashtë i Cate Blanchett

Për Oscars të vitit 2007, aktorja Cate Blanchett zgjodhi një fustan të gjatë me një shpatull jashtë nga Armani Privé. Vlera? Plot, 265,000 dollarë.