Pritjes i erdhi fundi! Është zbuluar emri i bebushit të dytë të Rihanna-s dhe A$AP Rocky dhe çifti ka vendosur ta quajë djalin Riot Rose Mayers.
Bebushi lindi më 1 gusht në spitalin “Cedar Sinai” në Los Angeles dhe prindërit janë super të lumtur për ardhjen e tij në jetë.
Riri dhe Rocky janë prindër edhe të një djali tjetër, të quajtur RZA, frymëzuar nga producenti dhe reperi i grupit Wu-Tang.
Nëse jeni kuriozë si shqiptohet emri i tij, jua tregojmë!
E nisim me radhë. Si shqiptohet RZA? Sipas shumë njerëzve në internet, RZA thuhet si “Rizza”, pra /riH – z uh/. Me fjalë të tjera Riza(h) me theks te i-ja.
Athelston? Pak a shumë siç shkruhet. Kalojmë te Mayers? Shqiptohet si /mejërs/.
Pra: Riza Athelston Mejërs.
Rihanna dhe A$AP Rocky u bënë prindër për herë të parë më 13 maj 2022. Në shkurt 2023, këngëtarja zbuloi gjatë performancës në Super Bowl se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së dytë.