
Letra 1
Pershendetje Anabel marredhenia ime eshte pak e veshtire me babain tim...Para dy viteve donte te me martonte se sben derisa mora rruget e Evropes tani jam e martuar dhe pres nje femije.Babai im jeton me mua e me bashkeshortin tim jetojme jashte Shqiperise dhe dy burrat me te rendesishem te jetes sime babai dhe burri im nuk shkojne mire zihen kane keqkuptime skuptohen fare me pak fjale cdo dite ma plasin shpirtin i pyes se ku qendron problemi thone per njeri tjetrin fjalen Arrogant nuk ka dite qe nuk derdh lot nuk e kuptoj arsyen se pse fjalosen me vjen plasja kur shoh qe spo shkojne mire.Babin e kam marr qe te punoje ketu se ne Shqiperi dihet se si eshte per pune po nuk di se si te sillem me ta...cdo dite zihem me burrin e i them bolle mos u fjalos me babin se eshte ne shtepine tende po nuk di...babi mendon se jeta ketu eshte si ne shqiperi shpesh me thote ne tirane jeta eshte keshtu e jeta eshte ashtu une e di si eshte atje se nga atje vij po per disa gjera nuk mundem qe ti jap te drejte por gjithmone ja jap e shpesh ndjehem keq me burrin se pse e mbeshtes babin e jo burrin po Anabel qenka shume e veshtire te kesh prinderit ne shtepi bashke me burrin se nuk di kujt tja prishesh e kujt tja ndreqesh shpresoj qe do te ndryshojne tani e tutje se realisht nuk po mundem me
Letra 2
Mirmbrema grupi. Un do doja nje keshill . Gjat 23 viteve te jetes time nuk kam pasur shum momente te lumtura me ata qe kam quajtur familje . Them me ata qe kam quajtur sepse kohet e fundit kam mar vesh qe me kan ngaterruar ne maternitet . Pervec arsyes qe nuk mereshim vesh tani kuptoj pse nuk kam as veset e as ngjashmeri me ndonje ne fis e as semundjet qe kan pjesa tjeter e shpis. Tani pervec faktit qe te gjith kan halle e probleme ne shtepi inmagjinoni clloj mardheniesh mund te keni me nje mama qe ka probleme mendore dhe ne gjendjen e saj me te keqe nuk ka arritur te me njohi . Mirembrema anabelista! Dikush tha se prinderit nuk gjykohen...une nuk gjykoj por dua qe babai im ti sillet mire nenes...du qe nena ime kur te dali jasht te ndihet krenare per familjen e saj! Jam 28 vjec singel! Emigrant qe nga mosha 15 vjec duke punuar duke lene studimet qe familjws time mos ti mungoj as nje gje! Babai im eshte alkolist cdo mbremje ai pi i sillet nenes ashper e ofendon rende madje dhe e ka tradhetuar! Une nuk vi ne shqiperi sepse sa here qe vi ai me quan si te huaj ne shtepi! para dy vitesh ishte hera e fundit qe erdha ne atedhe mbas 1 viti..ndenja disa muaj..gjeta nje goc! Sa e mire e sjellshme e sinqert e thjesht gje qe tek ne cunat vlersohet! I thash ti kerkoja doren tek babai i saj meqene se kishim 4 muaj njohje! Me tha shohim! Nje dite me tha ta takoja tek shtepia e saj..shkova! Babai i saj na gjeti duke u puthur ne rruge jashte shtepis..u be arush u egersua..i thash se e doja me tha se i kujti djal je? I thash se i kujti isha! Pergjigja e tije ishte ti je i biri i pijanecit! Nuk ta jap cupen! u bera te vrisja veten..goca ka plot por baba nje kam por ai na ka turperuar...goca me tha me preteks te ndahemi..sepse do vadhdoj shkollen e larte ne italy.! Por ka patur dhe disa raste qe nena kerkon nuse per mua dhe i thone jo! Kjo nuk me shqeteson mua por nenen pasi do mund ta gjej dhe vete por ajo qan dhe vuan...kjo me ben te vuaj..nejse e zgjata ju kam xhan mire qe kaloj mire me ju! e njejta gje me ka ndodhur edhe me vellain e vogel. Per babain te mos flasim se pavarsisht se esht njeri i mir nuk i njeh fjalet pergjegjesi dhe angazhim dhe prandaj qe ne moshen 3-4 vjecare e deri me sot i kam par gjithmon te ndar. Besoj se shumica mund te qahen qe nuk i blejn nje I phone 6 ose nuk i lejn lek per te vajtur neper night club kurse un qahem sepse keto problemet ne familje me kan mbajtur per shum kohe larg te vetmes femer me te cilen do doja te kaloja jeten. Nuk ia thash asaj keto gjera sepse duke pasur dhe ajo problemet e veta nuk doja ta merzisja me te mijat. Dhe tani ajo me ka refuzuar dhe larguar sepse kush e di cmendon per mua , qe e tradhetoj me ndonje tjeter ose duke me par te merzitur shumicen e kohes mos mendon qe jam ndonje psikopat. Gje qe nuk jam sepse qe nga mosha16 vjecare e deri para 2 vitesh kam punuar ne televizion ,njekohesisht vazhdoja shkollen, dhe njekohesisht kam qen pjestar i ekipit kampion shqiperie ne shah per ate kohe. Ndersa sot jam pa shoqeri ( sepse me mendojn te cmendur si ata te shpis) , pa pun ( sepse kohet e fundit nga gjith lajmet e mira qe kam mar kam pesuar takikardi ne zemer) dhe pa ide . Cfar do i keshillonit te bente dikujt qe esht ne kete gjendje . Anonim ju lutem.
Letra 3
Pershendetje anabel ! Po e ndaj kete hall me ju... Mardhenia ime me prinderit eshte shum e shkatruar ,sdi nga tja nis dhe jo per fajin tim .po per fajin e tyre me fejuan pa deshiren time , kaloi kjo po kerkova te ndahem pasi nuk u kisha asgje te mire nga ata njerez .Kisha enderra e deshira shum te medha shkollen , punen , pastaj te krijoja familje besoj si cdo femer te jet e plotesuar njs u ndava me zor te madh ku kercenimi I jetes vazhdon edhe sot e kesaj dite duke then do te vrasim se na turperove, madje me kane vene disa epitete me therrasin me emrat e plakave te lagjes kur un jam 20 vjec plot. po me e keqja eshte kur me thot haram ta kam ber qumshtin e nenes e ske per tu martu kurre po sme bie mendja prap se prap se kjo ma beri jeten lemsh .un mendoj qe nena eshte ajo qe ka lidhje zemre me femijen por kjo e imja nuk eshte keshtu .gjithcka eshte nje tmerr te shan ne mes te njerzve, u thote: un kam k.... ne shpi. sikur te bie qielli siper kokes edhe me vjen zor nga njerzit . Pa dale per asgje te vetme .asnje enderr nuk realizova mu shkatrua jeta pa e nisur ku me ka ngel vetem zero facebook dhe asgje tjeter .edhe me e keqja ta nisesh diten duke te share: sdeshe burre rri ktu me plakat e lagjes ,duke me ofenduar. besoj se sjam e vetmja ne ket bot qe jam e ndare .kjo gjithcka fale ketyre jeta Ime eshte si nje ferr pa pasur as pune as lek as shkolle asnje gje te hajrit skam as ku te shkoj .po prap zoti perpara meje qofte gjithmone .me respekt e madh per te gjith ju.
Letra 4
Kam nje marrdhenie te veshtire me femijet. Anabel te lutem publikoje. Jam nje mama e re kam 2 binjak 2 vjec, si mosha qe kan dhe sillen me prapesira etj, por un, un jam shum e stresuar lodhem shum nuk e duroj dot rremujen e ca bejn ata dhe ju Bertas, poo bertas dhe sapo e nxjer fjalen nga goja pendohem . Ndjehem e mpir komplet , esht shum e veshtir te rrisesh 2 fmij njekohesisht, ti edukosh ,etj, kam konflikte dhe me burrin per kete , ka te drejt dhe un e kuptoj shum mir ,por nuk ja dal dot, cfar te bej ju lutem me jepni nje mendim? Nuk dua te sillem keshtu me femijet e mi,un qaj kur ata merziten, po me del cdo gje aq spontanisht sa nk e kontrrolloj dot veten. Si thot dhe nje shprehje , femijet jan pasqyrimi i sjelljes se mamas dhe eshte shum e vertet ,kur ata ju bertasin njeri-tjetrit me fjalet qe ju them un ,nuk e dua me veten. Ndoshta nuk ka shum lidhje me temen po do te ta dija shum per Falenderim po ta postoje, ju pershendes!
Letra 5
Hey Anabel une qe ju shkruaj jam nje vajze e thjesht me nje familje te vogel por me 2 prinder qe nuk me kuptojne fare,te pakten kshu mendoj une... Une jam ne shkolle te larte por gjithashtu dhe punoj vet,nje pune modeste te ndershme qe ma kane gjetur prinderit e mi por qe nxjerr shpenzimet e mia ,,,kushdo qe pyet mamin tim per mua ajo u pergjigjet qe punon per te nxjerre shpenzimet e saj a thua qe une po bej nje shpenzim kushedi se cfare,Ku une te gjith rrogen ua dorezoj atyre,,,, kur me thon shoqet per te dale per kafe jashte pune une asnjeher nuk dal pasi prinderit e mi e Kane te "veshtire" kafen asnjehere nuk bej dot ate cfare dua ,jam bere nje tip I mbyllur ,me babin asnjeher nuk flas per vete, per ato cfare dua une, Jo cfare duan ata...sinqerisht jam e lodhur nuk di cfare te bej per ta permiresuar kete situate ... Nqs e publikoni ju faleminderit dhe ju lutem anonim
Letra 6
Anabel problemi im eshte me mamin! Me nxiuuuu jeten Anabeeeel! Ç'mu desh qe i hapa facebook se nuk e meson qe nuk e meson dallimin mes komenteve dhe inboxit. Sa nderroj foton e profilit vetem kur me vjen ndonje koment nga mami aty "Arrite ne shtepi? Ke ngrene buke? Ose "Isha nga halle Zoica sot. Ja perplasa ne fytyre qe nuk na erdhi per semundje." Derisa i fshij une komentet i ka pare gjysma e shoqerise. Nje dite me thote kolegu im futu ne facebook se te kerkon mami, te ka komentuar receten e imam ballajdise te foto e profilit. Aaaaah do i bej bllok fare ndonje dite!!!! Anonim se i prish surprizen.
Letra 7
Kam nje mardhenie te veshtir me nenen time. Ajo esht nje super grua e mir qe si mungon asgje por kur vjen puna me mua.... Nuk e di se cfar nuk shkon midis nesh,ose une ose ajo e kemi gabimin ... Jam munduar shpesh her ti shoh gabimet te vetja duke menduar qe ajo esht nena ime dhe mbi supe mban vite dhe se ka ca thinja ne kok ... Esht e pamundur sinqerisht. Ai njeri nuk di te te mbeshtes xasgje ne kte bot.... Une studjoj dhe punoj ne te njejten koh,edhe pse nga gjendja ekonomike jemi shum mir une skam pasur qef ti bie ne qaf prinderve.... Gjithmon tregohem e sinqert me te i them se do dal me shoqet dhe plas luffta arrin deri ne thyerjen e qelqurinave qe mbajm ne sonxhorno saqe ska mbet asgje ... Se di se kuptoj gjith jeten time kam qen nje femer qe e kam ber te ngre koken lart gjithmon... Sma ka degjuar emrin x asgje tkeqe vetem e kam ber te ndihet mir.... Dhe kur vjen puna mar nje m*t te madh.... Sinqerisht ndihem keq. Se kuptoj se cfar ka qe nuk shkon,jam 22 vjece dhe me duket absurde qe nje nen te sillet ne kte menyr...nuk arri dot ta kuptoj .... e xvec ksajt ajo esht shum ngjitese o zot mdhemb kur e them kte se e kam nenen time po ajo nqs e mer vesh qe une jam filan ven me gocat ajo vjen dhe ulet ne tavolin.... Madje pa t lajmruar.... Ore mos quhet adoleshenc e von? Apo shkkallim i vonuar? Help
Letra 8
Mirmbrema anabel. Po shkruaj per here te pare ketu, nuk eshte se e gjej veten shume tek kjo tema e sotme po dicka te perafert po e perjetoj edhe une ne shtepine time. Une jam nje djal i ri ne universitet ne vit te fundit. Jam detyruar qe i vogel te punoj qe 14-15 vjec per shkak te kushteve ekonomike jo shume te mira familjare. Kam arritur te krijoj nje balance deri para disa kohesh mes punes dhe angazhimeve te tjera te domosdoshme si shkolles. Por kohet e fundit cdo gje eshte bere me e veshtire si ekonomia e familjes sime si mundesia per te gjetur nje pune e per te frekuentuar rregullisht shkollen. Kam punuar jo rregullisht, gjithmone me sezone e me muaj dhe sa here punoja mbushja mangesite qe smi plotesonte dot familja qe nga me elementaret. Sot gjendem ne ditet me te veshtira, po bej te pamunduren per te gjetur dicka qe te heq te pakten veten time. E ndjej veten si barre te jashtzakonshme bej gjithcka qe familja ime mos te rendohet nga une madje edhe distanca te largeta i pershkruaj ne kembe qe mos tu kerkoj leke per autobuz. Po mundohem te gjej dicka po presionin ma shtojne me shume edhe reagimet e familjareve ne disa momente, ata skan faj po edhe une cte bej qe spo gjej dicka dreqin. Babai vjen ne shtepi mezi me flet eshte bere situate mjaft e ndere, sikur une te jem duke e kaluar kohen neper kafe gjithe diten nderkohe jam me gazeten sa lart e poshte neper Tirane. Ne shkolle isha nxenes i shkelqyer po kujt po i hyn ne xhep kjo askush ste llogarit nese nuk je kontribues ne ekonomi, tani nuk blej dot as librat e kam lene pas dore. Eshte e vertete qe familja eshte lidhja me e forte qe ekziston por ky sistem u kujdes mire te injektonte ne kete mardhenie edhe nje doze interesi, megjithse nuk duam ta pranojme. Me falni se u zgjata shume. Adresa eshte fallco keshtuqe ska nevoj te kerkoj anonimitet. Faleminderit.
Letra 9
Pershendetje anabel . Jam pak me vones por tltm publikoje dhe anonim plz . Kjo tema qenka fixs per mua . Prindrit e mi u divorcuan kur kam qen shume e vogel . Diten qe u divorcuan i humba te dy . Madje madje kur isha e vogel per ta bere mamin qe te kujtohej per mua beja gabime nga me te ndryshmet pavarsisht se me bertiste mjaftohesha me mendimin qe per disa minuta kisha vemendjen e saj te plot. Pb eshte ktu qe sot jam 21 vjec edhe ajo sme kupton . Ajo thot qe nqs do te dalesh per kafe me prezanto shoqet edhe nje here qe ja prezantova me flliqi ne sy te tyre ngaqe me dha lek per kafe edhe i harxhova te gjitha . Mami im kur dal merr 100000 here ne cel gjasme behet merak por u bera 21 vjec edhe sa here kam qene shume smure sme ka cuar ne spital po me jepte ilace kot qe me benin akoma edhe me keq . Mendoj se merakun prindi e shfaq cdo moment edhe jo vetem kur dal nga shpija . Ajo sme kupton kurre sipas asaj une duhet te rri cdo m*t dite ne shpi duke duruar babin tim te alkolizuar . Ama kulmi ishte kur zbulova qe paskam nje mama bose edhe ankohet gjithmon qe ska lek . Mezi pres te largohem nga ktu .
Letra 10
Mirembrema Anabel! Une qe po ju shkruaj dua t'ju tregoj per mardhenien time me babain. Me vjen shume keq qe nuk ka qene kurre nje marredhenie "baba-bije". Ai ka nje tip shume te veshtire, eshte fanatik per shume gjera madje dhe per budalliqe. Per shume gjera e kuptoj se perderisa ai ka nje pervoje me te madhe me jeten dhe ka pare se si sillen shume vajza sot, por kjo sdo te thote qe duhet te sillet me mua keshtu. Gjithmone me ka munguar liria per te bere gjerat qe dua dhe qe per nje vajze dhe per moshen time jane normale. Kudo ku dal se pari duhet ti marr leje, edhe per vendin me te afert, ben shume pyetje "pse, si, me ke, ku do dalesh" dhe menyra si i ben keto pyetje eshte per te te merzitur. Une jam nje vajze e vetme dhe kurre nuk me ka dhene dashuri si nje te tille qe zakonisht ndodh t'i duan me shume baballaret nje vajze te vetme. Madje aq shume mundohet te me kontrolloje sa me duket sikur nuk me do fare. Eshte babai im por kurre nuk kam pasur per te dashurine qe kane shumica e vajzave per baballaret e tyre. Me vjen shume keq per kete, madje merzitem shume kur shoh tek te tjere nje mardhenie kaq te bukur, qe une nuk e kisha kurre. Kohet e fundit ka filluar te afrohet pak, ndoshta ngaqe ka kuptuar qe jam rritur ose nuk e di pse..por me duket shume vone per kete dashuri...sikur e kam shume te veshtire ta pranoj ose tja kthej. Ndoshta nje dite kur te me kete larg do pendohet per menyren se si ma ka shfaqur "dashurine".. E di qe ndoshta me mendjen e tij e ka bere per te miren time, por nuk eshte kjo menyra e duhur. Sjelljen e tij sdo ja harroj kurre dhe sdo ja fali kurre. Ndoshta do ta dua..por jo aq sa meriton nje baba i mire, ai nuk e meriton... Do me pelqente ta publikonit, edhe pse e di qe jam vone. Ju pershendes, naten!
Letra 11
Mirmbrema anabel Historia ime nuk eshte ndonje gje kush e di se ca , por mua me ka penguar shume ne jet Un u detyrova te punoja nga familja qe ne moshe te vogel duke bere pune te ndryshme por dinjitoze Tashme kam arritur te kem nje stabilitet ekonomik por perseri familja mundohet te me kontrolloj jeten kerkojn qe un te bej cte me kerkojn ata Por un dua te kem pavaresin time Te kem dhe unn privatesin time Kerkoj mendime nga ju Ju lutem anonime