Celebrity

Elon Musk dhe Grimes qenkan prindër të 3 fëmijëve o.O

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2023

Elon Musk dhe Grimes qenkan prindër të 3 fëmijëve o.O
Getty Images


Elon Musk është zyrtarisht babai i 11 fëmijëve! Musk është prind i një fëmije të tretë me Grimes, të quajtur Techno Mechanicus, sipas një përshtypje që “The New York Times” i ka bërë librit biografik që ish-CEO i Twitter do të publikojë.

Elon Musk dhe Grimes qenkan prindër të 3 fëmijëve o.O
REUTERS

Techno Mechanicus e ka nofkën “Tau” dhe është fëmija e i tretë i Elon dhe këngëtares së hitit “Genesis”. Musk, 52 vjeç dhe Grimes, 35 vjeç, janë gjithashtu prindër të vajzës Exa Dark Sideræl, të cilën shkurtimisht e thërrasin “Y” dhe djalit 3-vjeçar, X Æ A-12.

Elon Musk dhe Grimes qenkan prindër të 3 fëmijëve o.O
Elon Musk/Twitter

Elon dhe Grimes u lidhën në vitin 2018, përmes një shakaje që bënë në Twitter (X). Elon shkroi një shaka dhe zbuloi se para ca kohësh Grimes e kishtë bërë të njëjtin postim. Ata u njohën, u lidhën dhe pas dy vitesh mirëpritën djalin e tyre.

Elon Musk dhe Grimes qenkan prindër të 3 fëmijëve o.O

Biznesmeni miliarder dhe këngëtarja kanadeze u bënë prindër të vajzës Exa Dark në dhjetor të 2021. Pak pas lindjes së vajzës nga një nënë surrogate, Elon dhe Grimes njoftuan se i kishin dhënë fund lidhjes.

Elon Musk dhe Grimes qenkan prindër të 3 fëmijëve o.O
TheImageDirect.com


“Unë dhe E u ndamë prapë, por ai është miku im i ngushtë, dashuria e jetës sime dhe jeta dhe arti im do t’i dedikohet përgjithmonë “misionit”, u shpreh Grimes pas ndarjes.

Elon Musk dhe Grimes qenkan prindër të 3 fëmijëve o.O
Twitter