Celebrity

Joe Jonas adreson ndarjen e bujshme nga Sophie Turner

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2023

Joe Jonas adreson ndarjen e bujshme nga Sophie Turner
Getty Images

Joe Jonas vijon turneun e tij, bashkë me vëllezërit, Kevin dhe Nick dhe në koncertin e radhës në Los Angeles, adresoi ndarjen nga ish-bashkëshortja, Sophie Turner.
 
“Ka qenë një javë e vështirë”, pranoi 34-vjeçari, duke shtuar: “Thjesht dua të them, nëse nuk e dëgjoni (diçka) nga buzët e mia, mos e besoni, ok?”.

Joe Jonas adreson ndarjen e bujshme nga Sophie Turner
TikTok


 
Më tej vijoi: “Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Unë dhe familja ju do” dhe performoi këngën “Hesitate”, të cilën në të shkuarën ia ka dedikuar pikërisht Sophie Turner. Në videot e publikuara nga njerëzit nëpër rrjetet sociale, Joe dukej i emocionuar dhe mezi mbante lotët.

@aliciamelville JOE CRYING DURING HESITATE AFTER TELLING EVERYONE DONT BELIEVE ANYTHING YOU HEAR ONLINE #HESITATE #joejonas #jonasbrothers #dodgerstadium ? original sound - Alicia Jeannine Melville

Divorci i Joe dhe Sophie, le të themi se e gjeti botën të papërgatitur. Joe paraqiti kërkesën për divorc nga ylli i “Game of Thrones”, për shkak se ishte “e prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Joe Jonas adreson ndarjen e bujshme nga Sophie Turner
GC Images


 
Shumë spekulime qarkulluan për dyshen. Disa zëra thanë se ata ishin totalisht tipa të kundërt dhe Sophie donte të dilte dhe të festonte, ndërsa Joe të qëndronte në shtëpi; disa të tjerë se Joe s’ishte fare mbështetës ndaj vështirësive të Sophie pas lindjes.
 
Ata bënë një deklaratë të përbashkët në Instagram, ku konfirmuan ndarjen dhe u shprehën: “Pas katër vitesh martese të mrekullueshme, ne kemi vendosur bashkërisht t'i japim fund martesës sonë”, thuhet në deklaratë. "Ka shumë narrativa spekulative se pse, por, me të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi për ne dhe fëmijët tanë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by J O E J O N A S (@joejonas)

Këngëtari dhe aktorja kanë bashkë dy vajza, të cilat përgjithësisht i mbajnë larg vëmendjes mediatike.

Joe Jonas adreson ndarjen e bujshme nga Sophie Turner
SplashNews.com


Ata u martuan para 4 vitesh, pas 3 vitesh lidhje. Në vitin 2020, u bënë prindër të vajzës Willa, ndërsa vajza e dytë, emri i të cilës nuk dihet, erdhi në jetë në korrik 2022.

Artikuj të sugjeruar: