Celebrity

Gjuha e trupit të Duas dhe partnerit të saj tregon shumë për marrëdhënien e tyre, sipas ekspertes

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2023

Gjuha e trupit të Duas dhe partnerit të saj tregon shumë për
GETTY IMAGES / JOHN FRANCIS

 
Besojmë se tanimë e dini se Dua Lipa është e lidhur me regjisorin greko-francez, Romain Gavras dhe duken më të dashuruar se kurrë. Ata ranë në sy në shkurt të këtij viti dhe Dua, 27 vjeç dhe Romain, 42 vjeç, e bënë marrëdhënien e tyre disi më publike pasi u panë së bashku nëpër festa dhe shfaqje mode.
 
Sipas zërave, në mënyrë të heshtur, ata kishin muaj të tërë që po njiheshin.
 
Në maj të vitit 2023, çifti doli për herë të parë publikisht në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë dhe konfirmuan lidhjen. Pas eventit, Dua publikoi në Instagram një album me foto, në mbishkrimin e të cilit shkruhej: “Mbrëmë në Kanë, me zemrën time”.
 
Dashuria dhe marrëdhënia e tyre duket mjaft e qëndrueshme dhe e bukur, por le të tregojmë disa detaje. Ekspertja e gjuhës së trupit, Karen Donaldson, rrëfen disa ‘sekrete’ që vetëm trupat e Duas dhe Romain-it mund t’i rrëfejnë.
 
Kanë një marrëdhënie argëtuese
 
Për ditëlindjen e tij, Dua postoi në Instagram një foto në të cilën shihen shumë rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit.
 
Gjithashtu, dora në shpatullën e Romain (megjithëse ai është më i gjatë), tregon se kanë një afrimitet të bukur fizik dhe se ndihen totalisht vetvetja në praninë e njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Për ditëlindjen e saj, Dua dukej kaq e bukur dhe e shkujdesur dhe Romain, i vetëdijshëm për bukurinë, suksesin, festën dhe ndikimin që ka partnerja e tij. Ai duket i sigurt në marrëdhënien e tyre dhe e lejon Duan që të marrë të gjithë vëmendjen që meriton.

Gjuha e trupit të Duas dhe partnerit të saj tregon shumë për
 
Tani, le të analizojmë raportin e tyre, pas daljes publike në tapetin e kuq, meqë mund të shihnim qartë gjuhën e trupit të tyre.
 
Ata duken si #powercouple dhe ecin në të njëjtin ritëm

Gjuha e trupit të Duas dhe partnerit të saj tregon shumë për
GETTY IMAGES


Kjo foto tregon qartë se si Dua dhe Romain përcjellin idenë se janë në të njëjtin ritëm dhe koordinohen 100%. Ata ecin si një çift plot vetëbesim dhe sipas Karen, fakti që po mbajnë duart në këtë mënyrë tregon se janë të lidhur në një nivel më të lartë se thjesht ai fizik.
 
Marrëdhënie e balancuar

Gjuha e trupit të Duas dhe partnerit të saj tregon shumë për
GETTY IMAGES


“Kjo foto tregon se ata e shohin njëri-tjetrin si të barabartë”, shprehet Donaldson dhe shton se edhe pse Dua dhe Romain ishin në mes të tapetit të kuq, ata sërish ndalojnë, kthejnë trupat nga njëri-tjetri dhe bëjnë një bisedë të shkurtër që duket shumë e këndshme.
 
“Fakti që janë përballë njëri-tjetrit, do të thotë se ata ndihen rehat me njëri-tjetrin dhe kjo tregon edhe një shenjë të lartë respekti”, shton Karen.
 
Romain është gjithnjë gati ta mbrojë Duan dhe ajo e di këtë

Gjuha e trupit të Duas dhe partnerit të saj tregon shumë për
GETTY IMAGES


Romain në poza të ndryshme ka marrë rolin e një mbrojtësi, i cili vendos krahun në belin e Duas. Pozicionimi i dorës në stomak tregon se ai është gati për çdo situatë, sidomos kur bëhet fjalë për të mbrojtur partneren.
 
Dua, nga ana tjetër, të jep idenë se është totalisht e pashqetësuar dhe se ndihet e mbrojtur në krahët e tij.
 
Të dy janë krenarë për njëri-tjetrin, por veçanërisht Romain

Gjuha e trupit të Duas dhe partnerit të saj tregon shumë për
GETTY IMAGES


Romain e vendos dorën në fundshpinën e Duas dhe jep idenë se është një partner mbështetës, gjithashtu, tregon se janë një lidhje intime dhe është paaak posesiv ndaj partneres së tij, megjithatë, jo në mënyrë kontrolluese. Sipas Donaldson, ai thjesht i tregon botës se ajo është e dashura e tij. (Me thënë të drejtën, edhe unë do e bëja nëse Dua Lipa do ishte e dashura ime).

Artikuj të sugjeruar: