
Divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner i kapi njerëzit të papërgatitur dhe sigurisht, çdo gjë që të dy ata bëjnë, ndiqet me shumë kuriozitet. Joe këndoi dje këngën “Hesitate”, të cilën ia ka dedikuar ish-partneres dhe bëri një ndryshim të vockël në tekst. Njerëzit e vunë re dhe s’u përmbajtën dot. :'(
“Unë jam në anën tënde” është vargu origjinal i këngës, ndërsa Joe e modifikoi në: “Unë jam në anën e saj”, duke ndryshuar kështu “tënde” me “saj”.
Joe e ka shkruar këngën si një letër dashurie ndaj Sophie. Ai është shprehur për Billboard: “E kam shkruar për gjysmën time tjetër, Sophie dhe është një ndër ato letrat e dashurisë të cilën e shkruan për partneren për t’i thënë: ‘Do jem pranë teje pavarësisht gjithçkaje”.
Mesazhi, pas divorcit, bëhet edhe më prekës dhe njerëzit s’i kursyen ca reagime të mbushura me emocione dhe lot. Disa u prekën nga ndryshimi i tij:
Ndërsa të tjerë fansa kërkuan që kjo këngë të hiqej nga lista e këngëve që grupi do të performojë në vijim, sepse është shumë e vështirë për këngëtarin, sidomos tani që po përjeton divorcin.
Në të njëjtën performancë, Joe adresoi ndarjen nga Sophie, duke thënë se ka qenë një javë e çmendur për të. Ai reagoi edhe ndaj thashethemeve dhe aludimeve për arsyet e divorcit duke u shprehur: “Nëse nuk e dëgjoni (diçka) nga buzët e mia, mos e besoni, ok?”.
@aliciamelville JOE CRYING DURING HESITATE AFTER TELLING EVERYONE DONT BELIEVE ANYTHING YOU HEAR ONLINE #HESITATE #joejonas #jonasbrothers #dodgerstadium ? original sound - Alicia Jeannine Melville
Më tej vijoi: “Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Unë dhe familja ju do” dhe performoi këngën. Në videot e publikuara nga njerëzit nëpër rrjetet sociale, Joe dukej i emocionuar dhe mezi mbante lotët.
Artikuj të sugjeruar: