Pse çiftet ndahen në këto dy muaj të vitit, sipas këtij studimi
A ekziston vërtet "sezoni i divorcit"? Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti i Uashingtonit, sezoni i divorcit ekziston dhe është tejet real.
Të dhënat tregojnë se ka një kulm sezonal kur çiftet divorcohen dhe kjo ndodh më shpesh gjatë dy muajve të vitit: mars dhe prill.
Hulumtimi u hartua nga pedagogia Julie Brines dhe në të dolën detaje se nga periudha e marsit deri në gusht çiftet janë më të prira të bëjnë kërkesë për divorc, sidomos pas pushimeve.
Pedagogia Brines zbuloi se të martuarit “shkojnë në pushime si çift me pritshmëri të larta pasi e konsiderojnë këtë kohë si një cikël optimizmi dhe rigjenerimi për vetë raportin”. Të dhënat e Universitetit të Uashingtonit tregojnë se njerëzit hezitojnë të bëjnë kërkesë për divorc gjatë pushimeve sepse i konsiderojnë si ditë të shenjta, por pasi të mbarojnë pushimet, kini kujdes.
Ky optimizëm merr kthesë!
Piku i regjistrimit të divorceve ndodh menjëherë pas pushimeve, por ka një hendek midis periudhës së “Vitit të Ri” deri në mars. Pedagogia thekson se çiftet që kanë vendosur të ndahen pas “Vitit të Ri” duhet ende të peshojnë pjesën financiare, të gjejnë avokatë dhe të merren me faktin se sapo kaluan Krishtlindjet e fundit së bashku. E thënë ndryshe: muajt mars dhe prill janë periudhat kur çiftet marrin vendimin për t’u ndarë sipas ekspertëve, por nuk janë vetëm këto dy muaj. Prirja për divorc ndodh edhe pas periudhës së pushimeve, që do të thotë, pas pushimeve verore apo atyre dimërore kur çiftet marrin kohën e tyre për t’i dhënë një tjetër shans marrëdhënies përpara goditjes finale.
Çfarë tregojnë të dhënat?
Pushimet mund të jenë vdekjeprurëse për një lidhje. Ne shkojmë në pushime me pritshmëri të larta. “Këto pushime do të jenë të paharruara!” "Këto Krishtlindje do të jenë fantastike".
Sapo ditët e lumtura mbarojnë, ju mbeteni me realitetin e trishtë që fshihet pas gëzimit të festave apo momenteve të bukura.
Pra, nëse martesa juaj i ka mbijetuar gushtit të këtij viti, jeni mirë. Mbani sytë hapur andej nga marsi...