Kjo tendencë duket se ka marrë “vulën” e konfirmimit nga Java e Modës në New York dhe vit pas viti modelet e thonjve të frymëzuar nga çaji, qumështi apo ushqimet janë ato që po përzgjidhen nga personazhet e famshëm të showbiz-it.
Jennifer Lopez ishte ulur në radhën e parë të të ftuarve VIP në javën e modës në New York, pranë legjendës së stilit Anna Wintour dhe bashkë me protagonizmin solli me vete edhe thonjtë e gjatë, ovalë në nuancën që në gjuhën e trendeve të manikyrit njihet si “chai latte” ose një miks mes kremit dhe bezhës.
Manikyri ishte një super gjetje që kombinohej me veshjen e divës: një xhaketë oversize kamoshi, me mëngë të gjera, thekë, një varëse diamanti dhe unazë gjigante me gurë të çmuar dhe në formë trëndafili.
Sytë e kureshtarëve mbetën tek thonjtë me nuancën e veçantë. Pjesa më e veçantë? Thonjtë e Lopez ju mund t’i rikrijoni në shtëpi.
Hapi i parë: Pastroni manikyrin e vjetër
Hapi i dytë: Përdorni pak vaj për të zbutur kutikulat
Hapi i tretë: Zgjidhni një manikyr në nuancën Chai Latte ose përzieni një manikyr të zi me një bezhë dhe aplikoni tri shtresa mbi thonj për efekt maksimal.
Pas kësaj, thonjtë tuaj do të jenë të denjë për rreshtin e parë të javës së modës.
Burimi: Byrdie