
Blake Lively ka bërë paraqitjen e saj në Javën e Modës në New York dhe duket rrëzëllitëse, me një jumpsuit ngjyrë ari, i lirshëm në pjesën e pantallonave. Jumpsuit-i i frymëzuar nga vitet ‘70 plotësohej këndshëm me një rrip të hollë dhe të gjatë.

Ylli i “Gossip Girl” u shfaq në shfaqjen e Michael Kors në Brooklyn, e buzëqeshur, me flokët e lëshuar dhe me modelin e flokëve disco curls. Ajo zgjodhi një palë vathë të mëdhenj dhe makeup të thjeshtë, në tonet e bronzit.

Njerëzit në Twitter (X) e adhuruan veshjen e saj. Dikush shkroi se “Blake po shkëlqen” dhe të tjerë thanë se “duket si një mbretëreshë e hijshme”.
Në event morën pjesë edhe të tjerë yje si: Rita Ora, Vanessa Hudgens, Olivia Ëilde, Halle Berry, ndërkohë që Irina Shayk, Ashley Graham, Emily Ratajkowski dhe të tjera modele prezantonin koleksionin e markës.
Artikuj të sugjeruar: