Flokët

“Milk tea” është ngjyra perfekte për flokët

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2023

“Milk tea” është ngjyra perfekte për flokët
Getty

TikTok-u dhe njerëzit janë fiksuar me tonet e ngjyrës kafe, duke nisur që nga makeup-i latte, thonjtë “iced coffe” dhe sigurisht, as flokët s’kishin si t’i shpëtonin trendit. Ngjyra “milk tea” ka marrë gjithë vëmendjen e TikTok-ut dhe që prej momentit kur tendenca u prezantua, ka marrë rreth 28 milionë shikime.

Trendi ka marrë këtë emërtim, pasi frymëzohet nga ngjyra e zbehtë që merr çaji i zi kur përzihet me qumështin.

Ngjyra e flokëve “milk tea” është një ton i këndshëm që anon nga flokët brunë, shprehet Juliana Ohlmeyer, estetiste dhe parukiere në “Bassia Bassia” në New York.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wella Professionals France (@wellafrance)


Një prej gocave që ka qenë prej kohësh fanse e kësaj ngjyre flokësh është Rosé nga Blackpink, e cila ka zgjedhur që ta zbusë paksa ngjyrën e errët të flokëve dhe të eksperimentojë me tonin “milk tea”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ROSÉ (@roses_are_rosie)


Artikuj të sugjeruar: