
Zërat për divorcin mes Joe Jonas dhe Sophie Turner vijojnë të jenë prezentë dhe një burim shprehet për Page Six se disa muaj para se të ndaheshin, Joe ishte mjaft i ndjeshëm kur flitej për të shoqen dhe familjen e tij.
“Ai ishte shumë i shkëputur, i ndjeshëm, thuajse emocional kur bëheshin pyetje që lidheshin me (ish)bashkëshorten apo familjen e tij, ndaj supozoj se kishin probleme më parë”, tha burimi, që kishte punuar me Joe në muajin prill.

Këngëtari dhe ylli i “Game of Thrones” konfirmuan divorcin javën e kaluar, pas thashethemeve se i kishin dhënë fund martesës. Përmes një postimi të përbashkët në Instagram dyshja u shpreh: “Pas katër vitesh martese të mrekullueshme, ne kemi vendosur bashkërisht t'i japim fund martesës sonë”, thuhet në deklaratë. "Ka shumë narrativa spekulative se pse, por, me të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi për ne dhe fëmijët tanë."
View this post on Instagram
Rreth ndarjes së tyre, burimet thonë se për gjithë muajt e verës, Joe dhe Sophie nuk kanë qëndruar bashkë dhe se bënin jetë të ndara.
Këngëtari dhe aktorja kanë paraqitur kërkesat për divorc, pas thashethemeve se ata ishin drejt ndarjes, për shkak të problemeve të pazgjidhshme. Njerëz të ndryshëm thanë se ata prej kohësh nuk shkonin mirë bashkë dhe se duan që t’i zgjidhin problemet në mënyrë të qetë.

Sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, ata po përpiqen të gjejnë rrugë të mesme. Ata kanë pasur një marrëveshje paramartesore dhe gjatë muajve të fundit, 2 vajzat e tyre kanë qëndruar me Joe, duke udhëtuar me të atin dhe familjen e tij nëpër turne, ndërsa Sophie është duke punuar në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ata u martuan para 4 vitesh dhe kanë 2 vajza: Willa, 3 vjeç dhe një vajzë 14-muajshe, emri i së cilës nuk është bërë me dije. Sipas dokumenteve të divorcit, martesa e tyre është prishur në mënyrë të pakthyeshme.
Artikuj të sugjeruar: