Si një histori e dalë nga përrallat me “fund të lumtur” dhe gati e pabesueshme, duket se ka ndodhur me një vajzë 7-vjeçare në Arkansas. Në ditën e lindjes duke luajtur në parkun e qytetit, e mitura gjeti një diamant prej tre karatësh.
Diamanti i mrekullueshëm me ngjyrë kafe të artë 2,95 karat u zbulua në parkun afër Diamonds State, një nga të vetmet vende të aksesueshme nga publiku me diamante në botë ku 7-vjeçarja e vogël Aspen Brown do të festonte ditëlindjen atje.
“Një moment ajo u nervozua dhe shkoi të ulej tek disa shkëmbinj pranë parkut,” tha në një deklaratë babai i Aspen, Luther Brown. “Më pas ajo vrapoi drejt meje, duke thënë ‘Babi! Babi! E gjeta një”!
Luther Brown shtoi: “Nuk ishte ndonjë aftësi e veçantë që vajza ta gjente atë. Ajo ishte thjesht në vendin e duhur në kohën e duhur”. Familja e quajti diamantin me emrin e familjes: "Diamanti Aspen".
Mbikëqyrësi i parkut Waymon Cox tha në deklaratë se ky diamant, i dyti më i madh i gjetur nga një vizitor parku ishte në nuancë kafe në të artë dhe me një shkëlqim fantastik.
“Është një diamant i plotë, pa thyerje apo çarje,” shtoi Cox. “Është padyshim një nga diamantet më të bukura që kam parë vitet e fundit”.
Diamanti me madhësinë e një kokrre bizeleje nuk është diamanti i parë më i madh i gjetur në një park. Një tjetër diamant i bardhë prej 40,23 karat në ngjyrë rozë është zbuluar në vitin 1924, dekada përpara se të krijohej parku i Arkansas-it.
Burimi: Travel+ Leisure