
Dukt se drama mes motrave vijon, pasi Kourtney Kardashian e cilëson motrën e saj, Kim si një “shtrigë” në teaser-in e ri të “Kardashians” në Hulu.
Në video, Kim shpërthen shumë e nxehur ndaj Kourtney dhe i thotë: “Je e lumtur? Je një tjetër njeri, ti na urren. Ne thjesht po e diskutonim (referuar debatit). Ti i mendon gjërat dhe mërzitet. Edhe unë i mendoj dhe mërzitem”, tha Kim, ndërsa Kourt ia ktheu; “Ti je thjesht një shtrigë dhe të urrej”.
Njëjtë si sezoni i tretë i serialit, kapitulli i ri i familjes më të famshme shpalos dinamikën mes dy motrave, Kim dhe Kourt, të cilat kanë nisur një debat të zjarrtë mes tyre. Kourt e akuzoi motrën se e ka shfrytëzuar dasmën e saj me Travis Barker për të bërë biznes me Dolce & Gabbana, ndërsa Kim se ajo i ka ‘vjedhur’ dasmën me Kanye West. Sipas Kim, ajo u martua në Itali dhe Andrea Bocelli performoi në dasmën e saj dhe të njëjtën gjë bëri edhe Kourtney.
Gjithseesii, trailer-i përfundon me një thënie nga Khloé, e cila përmbledh situatën familjare. Në fund të klipit, ajo shprehet: “Këto gjëra mund të rregullohen. Nuk do të na thyejnë”.
Artikuj të sugjeruar: