
Bebe Rexha mendoi që të mos paraqitej fare në ndarjen e çmimeve MTV VMA 2023, në mënyrë që të shmangte komentet e njerëzve mbi peshën e saj. Në një video të publikuar në TikTok, këngëtarja u shpreh:
“Jam shumë në ankth dhe e stresuar për paraqitjen në tapetin e kuq…njerëzit do të flasin për peshën time, sepse nuk po e dua shumë veten në këto momente”, tha këngëtarja 34-vjeçare, duke shtuar se nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në ceremoni.
@beberexha Anxiety sucks
? original sound - BebeRexha
“Dua ta vesh fustanin tim dhe dua të festoj për nominimin tim dhe të miqve të mi”, theksoi ajo, por sërish i druhej ankthit.

Si përfundim, Rexha vendosi të paraqitet në ceremoninë e së martës në një prej eventeve më të rëndësishme muzikore. Ajo ishte nominuar për bashkëpunimin më të mirë muzikor për këngën e saj me David Guetta, që mban titullin “I’m Good (Blue)”.
Artikuj të sugjeruar: