Shtëpia

Pse duhet ta shkarkoni WC-në me kapakun mbyllur

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2023

Pse duhet ta shkarkoni WC-në me kapakun mbyllur

Veprimi i thjeshtë i shkarkimit të WC-së është rutinë e jetës së përditshme. Megjithatë, shumica prej nesh nuk e mendon dy herë nëse duhet ta shkarkojmë ujin me kapakun e tualetit poshtë apo lart. Duhet të dini se ky veprim në dukje i parëndësishëm mund të ketë një ndikim domethënës.

“Në thelb, po [duhet ta mbani mbyllur kapakun] - veçanërisht kur nuk keni bërë thjesht urinën,” shpjegon për Guardian Ann Russell, autore e librit “How To Clean Everything”.

“Kur shkarkoni tualetin, mund të përhapen grimca shumë të imta uji në banjë,” shtoi ajo.

Disa studime të vitit 2022 zbuluan se grimcat e kontaminuara mund të përhapen deri në 1.5 metra larg WC-së dhe të qëndrojnë deri në gjashtë orë.

Diferenca në sasinë e baktereve të përhapura kur shkarkoni WC-në me kapakun mbyllur është 12-fish më pak.

“Është praktikë e mirë – megjithatë, le të jemi të sinqertë, nuk do të vdisni nëse nuk e bëni,” shtoi Russell.