
Ju e dini që ne jemi kudo dhe po, i kemi dëgjuar thashethemet për “lidhjen e re” të Taylor Swift me futbollistin amerikan, Travis Kelce dhe dimë ca sekrete që do t’jua themi tani.
Fillimisht, le të bëjmë një përmbledhje se si nisi thashethemi: Në korrik të këtij viti, Travis u përpoq t’i merrte numrin këngëtares në turneun e saj, “Eras”, por s’pati shumë sukses. Megjithatë, ai këmbënguli dhe ata kanë dalë bashkë disa herë.

Gjiiithsesi, mos u emociononi, pasi jo, nuk janë të lidhur. Një burim foli për ET dhe u shpreh se ende nuk janë të lidhur.
Por, mënyra se se Traivs i kërkoi numrin Taylor ishte shumë e lezetshme. Ai shkroi numrin e telefonit në “byzylykun e miqësisë”, simboli i turneut “Eras”, por fatkeqësisht, byzylyku nuk mbërriti deri te këngëtarja.
“Isha i zhgënjyer që ajo s’më foli para ose pas shfaqjeve të saj, sepse duhet të ruante zërin për 44 këngët që do të këndonte. Isha paksa i lënduar që s’ia dorëzova byzylykun që bëra për të”, u shpreh Travis në podkastin “Neë Heights”, më pas vijoi: “Ajo s’takoi askënd, ose të paktën s’donte të më takonte mua, ndaj e mora personale, por ishte një shfaqje fantastike”, përfundoi ai.
Dukshëm, edhe pse Tay s’e ka marrë byzylykun, sërish mesazhin e ka marrë, sepse mendohet se po kalojnë kohë bashkë. Deri tani s’ka ndonjë të re, ama Travis mund të jetë dashuria e re e Tay.
Artikuj të sugjeruar: