Who run the world? Taylor Swift dhe Beyoncé, sigurisht.
Gannett, rrjeti më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka postuar një pozicion pune për të “raportuar mbi muzikën, modën dhe ndikimin kulturor dhe ekonomik” të Beyoncé-s dhe Taylor Swift për USA Today dhe The Tennessean.
Përfitimi më i madh për reporterët e Taylor dhe Beyoncé-s: do t'u duhet të udhëtojnë nëpër botë për të ndjekur yjet.
“Roli ynë është të mbulojmë njerëzit që drejtojnë botën, ndikojnë në shoqërinë tonë, ndikojnë në jetë dhe krijojnë ndryshime pozitive”, tha në një deklaratë drejtoresha e përmbajtjes në Gannett, Kristin Roberts.
Megjithatë, kandidatët e mundshëm do të duhet të bëjnë një zgjedhje – ose Taylor ose Beyoncé. Të dyja punët nuk janë menduar të bëhen nga një gazetar i vetëm.
Dy nga artistet më të mira në histori po ushtrojnë një forcë të madhe mbi ekonominë amerikane. Për shembull, një Swiftie (fans i Taylor) shpenzon 1,500 dollarë amerikanë për të ndjekur një koncert, duke përfshirë kostot për biletat, hotelet, fluturimet dhe ushqimin. Fansat e Beyoncé-s, BeyHive, mund të shpenzojnë diku te 1,800 dollarë për përvojën totale në koncertet e turneut “Renaissance”.
Në përgjithësi, ato kanë rritur prodhimin e brendshëm bruto amerikan të tremujorit të tretë me 5.4 miliardë dollarë. Politikëbërësit, ekonomistët në bankat e mëdha dhe komentuesit e tregut financiar po e marrin parasysh ndikimin e tyre.
- Thuhet se ky është i dashuri i ri i Taylor Swift, por si qëndron e vërteta?
- MTV VMA 2023: Taylor s’ndalonte dot së kërcyeri dhe as njerëzit së reaguari
- Ç’ndodhi mes tyre? Njerëzit mendojnë se kënga e Olivia Rodrigo-s i dedikohet Taylor Swift
- Ç’fshihet pas ngjyrës së argjendtë në veshjet e Beyoncé-s?
- Shtyu me një orë koncertin, Beyoncé paguan biletat e trenit të fansave
- Të gjitha veshjet e Beyoncé-s në turneun botëror 'Renaissance' *.*