
Filmat koreanë janë kryevepra kinematografike, ndaj, ne kemi përgatitur një listë me 10 filmat më të mirë që do të të lënë pa fjalë.
Aimless Bullet
Ngjarjet zhvillohen në periudhën e pas luftës në Kore dhe dy vëllezër të palumtur duhet të ndihmojnë nënën dhe motrën e tyre me të gjitha mënyrat. Në skenë hyn prostitucioni dhe pasojat shkatërruese të zgjedhjeve të tyre.
Peppermint Candy
Një përrallë që tregohet mbrapsht, tregon për jetën e një burri dhe shkaqet që e çuan drejt vendimit fatal për të vrarë veten.
Poetry
Një grua e cila është diagnostikuar me Alzheimer, në mënyrë që në njëfarë mënyre ta mbajë trurin të shëndetshëm, shkon në një kurs për leximin e poezive. Ndërkohë, një dramë e errët familjare zë vend në jetën e saj.
The Housemaid
Një kompozitor punëson një grua që të kujdeset për të dhe gruan shtatzënë, por ngjarjet do të marrin një tjetër rrjedhë. Sipas kritikëve, ky film e ka ndryshuar kinemanë koreane, përgjithmonë.
Spring, Summer, Autumn, Winter…and Spring
Një burrë budist kalon në të gjitha “stinët” e jetës, duke treguar epokat në të cilat ai dhe ne si shikues (do të) kalojmë në këtë jetë.
The Handmaiden
Një prej filmave më të mirë të Park Chan-ëook sjell marrëdhënien komplekse të një shërbyese me një burrë japonez të sërës të lartë.
Oldboy
“Oldboy” është një film fantastik, i cili rrëfen historinë e një burri që ka vetëm një qëllim: Të marrë hak. Ai ka qenë prej 15 vitesh i izoluar në një dhomë dhe më në fund, kur del prej izolimit, kërkon personin dhe arsyet e rrëmbimit dhe izolimit.
Memories of a Murderer
Bazuar në historinë e një vrasësi serial të viteve 90’, filmi tregon të gjitha përpjekjet e 3 detektivëve, të cilët donin që të zgjidhnin çështjen.
Parasite
Fituese e çmimit Oscar, “Parasite” është një prej filmave më të mirë koreanë, që tregon pabarazinë sociale. Një familje e varfër bëhet “parazite” në një familje të pasur dhe i gjithë filmi është i mbushur me situata që kanë si kryefjalë komedinë e zezë.
Burning
Filmi “Burning” tregon historinë e një burri që admiron një grua, e cila largohet nga qyteti dhe i kërkon asaj të kujdeset për macen e saj. Kur kthehet, gruaja ka një interes të ri romantik dhe e gjithë ngjarja ndryshon trajektoren e jetës së tyre.
Artikuj të sugjeruar: