Nuancat e buzëve shpesh ndjekin një dinamikë të kundërt me atë të tendencave për veshjet. Grimi i buzëve nga pasarelat e modës nxjerr në pah këtë here vëllimin dhe konturet e tyre.
Në koleksionin Pranverë/Verë 2024 në New York Fashion Week, make up-i pazakontë luan me ngjyrat për t’i dhënë buzëve një pamje të transformuar. E veçanta? Loja me dy ngjyra të ndryshme për buzën e sipërme dhe atë të poshtme.
Tendencat e reja për grimin e buzëve i afrohen nuancave neutrale në bezhë. Buza e sipërme me një ton më të gjallë dhe të fortë, ndërsa e poshtmja disi më e zbehur.
Si mund ta realizoni grimin dyngjyrësh për buzët?
Jo vetëm buzët, por edhe make up-i në tërësi për sezonin e ri do të jetë një lojë interesante për të gjitha vajzat. Cilat ngjyra janë të preferuarat tuaja?
E para, më e thjeshta është një grim shumë i pastër, qepalla, buzë e qerpikë pa asnjë gjurmë make up-i. Për t’i bërë buzët protagoniste absolute të pamjes suaj luani me dy ngjyra që vendosen njëra mbi tjetrën për t’i dhënë atyre kontrastin dhe vëllimin e dëshiruar.
Burimi: Harper’s Bazaar