Kafshë

Priti të zotin e zhdukur për 12 vjet, ngordh qeni 'Hachiko i Krimesë'

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2023

Priti të zotin e zhdukur për 12 vjet, ngordh qeni 'Hachiko i

Facoletat gati për të gjithë lotët që ju duhet të fshini pas historisë së qenit Hachiko…Nuk është Hachiko-ja që njohim të gjithë, por një qen në Krime që u “pagëzua” me të njëjtin emër sepse për plot 12 vite ai qëndronte buzë detit për të pritur pronarin e tij që u zhduk në Detin e Zi.

“Hachiko i Krimesë”, qeni me emrin Mukhtar, ishte bërë i njohur për të gjithë komunitetin pasi dilte çdo ditë në të njëjtin vend, buzë detit në qytetin e Jaltës, duke hedhur shikimin nga deti, me shpresën se do të shihte pronarin e tij, një roje plazhi që u zhduk në det dhe nuk u gjend më.

Priti të zotin e zhdukur për 12 vjet, ngordh qeni 'Hachiko i

Gjatë 12 viteve pritje, qeni thuhet se ishte kthyer në problem për disa qytetarë, të cilët e kishin raportuar te autoritetet. Ata vendosën ta eutanazonin, por ishte revolta e madhe e banorëve vendas që i ndaloi. Të gjithë e njihnin dhe e donin atë.

Priti të zotin e zhdukur për 12 vjet, ngordh qeni 'Hachiko i

Ngordhja e qenit ka prekur edhe kryebashkiaken e qytetit, e cila ka thënë se do të vendosin një bust të tijin në vendin ku qëndronte gjithmonë.

“Ai ishte më shumë se një qen, tani ai është një yll. Dashuria dhe pritja, dy arsyet e të jetuarit që kanë bashkuar në mënyrë dramatike historitë e dy qenve që tashmë janë legjenda,” tha kryebashkiakja Yanina Pavlenko.

Nëse doni të qani :'(...:

Burimi: La Stampa