Celebrity

Caitlyn Jenner: Kim Kardashian e ka planifikuar famën që prej fillimit

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2023

Caitlyn Jenner: Kim Kardashian e ka planifikuar famën që prej fillimit

Caitlyn Jenner pretendon në një dokumentar për familjen Kardashian se ish-thjeshtra e saj Kim Kardashian e "llogariti" famën që herët.

“Kimberly e llogariti që në fillim: “Si të bëhem e famshme” thotë 73-vjeçarja në një trailer për “House of Kardashian”, dokumentar që do të transmetohet në tetor.

Joe Francis, mik i familjes Kardashian, sugjeron se publikimi i videos së seksit të Kim dhe ish-të dashurit të saj, Ray J, ishte “mjet për një qëllim”. “Ishte për të krijuar një polemikë,” shton ai.

Caitlyn Jenner: Kim Kardashian e ka planifikuar famën që prej fillimit

Traileri për serialin me tre pjesë shfaq gjithashtu një grua të paidentifikuar që rrëfen për matriarkun e familjes, Kris Jenner, e cila dëshiron "të jetë më shumë se thjesht një shtëpiake.”

Ndryshe nga "Keeping Up with the Kardashians" në E! Online dhe "The Kardashians" në Hulu, klani Kardashian-Jenner nuk ka asnjë kontroll editorial mbi "House of Kardashian", i cili premton të jetë shpërthyes.

“Isha e lumtur që mora pjesë në intervistë për të treguar anën time e cila shfaq fuqinë, ndikimin dhe aftësinë që ka familja ime për të tërhequr vëmendjen e botës dhe për ta mbajtur atë gjatë viteve,” Caitlyn, e cila ishte e martuar me Kris Jenner për 23 vjet, thotë në një deklaratë.

“Jam jashtëzakonisht krenare për të gjithë fëmijët dhe thjeshtrat e mia,” shton ajo.

Caitlyn Jenner: Kim Kardashian e ka planifikuar famën që prej fillimit

Kris dhe Caitlyn u divorcuan në vitin 2014 dhe kanë bashkë dy fëmijë, Kendall dhe Kylie Jenner.