Flokët

Keni flokë të gjatë? Ja 8 gjërat që duhet të bëni para se të flini gjumë

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2023

Keni flokë të gjatë? Ja 8 gjërat që duhet të

Flokët janë gjysma e bukurisë thonë...Por, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në çdo kohë me to, edhe gjatë gjumit sidomos nëse bëhet fjalë për flokë të gjatë.

“Ka disa gjëra që mund të dëmtojnë flokët gjatë gjumit, nëse ju nuk i keni tharë mirë pasi keni dalë nga dushi apo kur ato ngatërrohen në jastëk,” thotë për Instyle, ekspertja Helen Reavey.

Mundësia për të dëmtuar flokët gjatë gjumit është e madhe, pasi ndikojnë shumë faktorë. Nëse ju i mbani të lidhur me një kapëse, përdorni një jastëk të parehatshëm ku mbeten qimet e flokëve, nëse nuk i keni tharë mirë pasi keni dalë nga dushi, motivet janë të shumta.

Sipas ekspertëve, ja tetë gjërat që duhet të bëni me flokët para gjumit:

Thani flokët

Fjetja me flokë të lagur për shumë kohë dobëson kutikulën e flokëve dhe krijon një mjedis për rritjen e baktereve, të cilat mund të çojnë deri në dermatit të kokës ose zbokth. Ndaj, thajini mirë flokët gjithmonë përpara gjumit.

Krihini ato

Nëse rrotulloheni shumë gjatë gjumit, ka më shumë gjasa të zgjoheni me flokë më të ngatërruar dhe të lidhur. Me kalimin e kohës, ky fërkim mund të çojë në thyerjen e flokëve dhe majat e copëtuara. Mos harroni të kaloni krehrin në flokë përpara se të flini.

Keni flokë të gjatë? Ja 8 gjërat që duhet të

Provoni një këllëf të ri jastëku

Një këllëf jastëku mëndafshi jo vetëm që është një zgjedhje e këndshme estetikisht, por është një zgjedhje e përgjegjshme për flokët e gjatë. Zgjidhni një këllëf jastëku prej mëndafshi ose sateni, pasi ato krijojnë më pak fërkime me kapëset e flokëve në krahasim me këllëfët e jastëkëve prej pambuku.

Shmangni flokët e lidhur fortë

Nëse flini me modele flokësh të shtrënguara, të tilla si topuz dhe bisht, presioni i shtuar në folikulat e flokëve mund të çojë në thyerje dhe rënie të tyre. Më mirë lëshojini ato ose të paktën zgjidhni modele më të lirshme.

Aksesorë për flokët kaçurrelë

Si rregull, modelet e shtrënguara të flokëve duhen shmangur gjatë gjumit, por nëse jeni të fiksuar për t’i bërë flokët kaçurrela bëni gërsheta të lirshëm që shmangin forcën dhe presionin në kokë.

Keni flokë të gjatë? Ja 8 gjërat që duhet të

Investoni në aksesorë

Një lidhëse e butë ose mëndafshi mund t'ju ndihmojë të mbani flokët të lidhura mirë duke shmangur ngatërresat.

Trajtimet profesionale

Aplikimi i balsamit apo vajit të flokëve para gjumit është një mundësi për të mbrojtur dhe ushqyer flokët tuaj. Për ata që kanë flokë të thatë veçanërisht, kjo duhet të kthehet në një rutinë.

Përdorni produkte mbrojtëse

Disa produkte ndihmojnë që flokët e gjatë të mbeten të paprekur gjatë natës. Nëse flokët kanë tendencë të humbasin lagështinë, përdorni spray hidratues për gjithë gjatësinë e flokëve apo edhe skalpin tuaj.

Burimi: Instyle